E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamanlis kërkon një tjetër debat televiziv, Papandreou refuzon

Kryeministri grek Kostas Karamanlis, kërkoi një debat të tretë televiziv me liderin e opozitës socialiste Giorgio Papandreou. Papandreu sipas sondazheve publike është më i favorizuar për të fituar zgjedhjet e parakohshme të 4 tetorit. Megjithatë një zëdhënës i partisë PASOK e kundërshtoi propozimin e kryeministrit.
Zëdhënësi i partisë Demokracia e Re (ND), Giorgio Koumoutsakos pohoi sot hipotezën e një përballje të re. "Nuk ka gjë më shumë e rëndësishme dhe thelbësore për njerëzit se sa të jenë të informuar saktësisht."- pohoi zëdhënësi i partisë në pushtet. Por partia PASOK, sipas mediave greke, e refuzoi ofertën me arsyen se nuk ka mbetur asgjë e re që Karamanlis mund të thotë në një debat të ri televiziv.
Gjashtë liderë politikë, ndër të cilët Karamanlis dhe Papandreou, u përballën një javë më parë në një debat televiziv që më pas u pasua nga një tjetër debat kokë më kokë ndërmjet kryeministrit dhe liderit socialist.Sipas analistëve, Karamanlis nuk ka arritur ta përmbysë situatën që sipas sondazheve është dukshëm në favor të partisë opozitare PASOK.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›