E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë, parlamenti votë historike për lejimin e abortit

ROMË- Dhoma e Ulët e parlamentit irlandez votoi mbrëmë për legalizimin e abortit në rast rreziku për jetën e nënës, pas rastit të vitit 2012, kur një grua indiane vdiq pasi iu refuzua mundësia për të abortuar.

Ligji që shkaktoi kundërshtime në vendin katolik, duhet të marrë edhe miratimin e Dhomës së Lartë.
Savita Halappanavar, një dentiste indiane 31-vjeçare, vdiq nga septicemia në një spital në Galway, tetorin e vitit 2012, një muaj pas dështimit dhe pasi iu refuzuan disa kërkesa për abort.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›