Obama dhe Samaras do diskutojnë edhe çështjen e emrit të Maqedonisë
ATHINË - Kryeministri grek, Andonis Samaras dhe presidenti amerikan, Barack Obama do të bisedojnë edhe për negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes për emrin e vendit të vogël ballkanik, thanë burime diplomatike për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA.
Ndërkohë, sipas Shtëpisë së Bardhë, dy funksionarët do të bisedojnë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes,
partneritetin për tregtinë dhe investimet transatlantike, bashkëpunimin rajonal, përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, mundësitë për zgjidhjen e çështjes qipriote dhe për zhvillimin e ngjarjeve në Afrikën Veriore dhe në Siri.
Burime diplomatike greke pohojnë se në takim do të bëhet fjalë edhe për rrjedhën e negociatave që po zhvillohen me ndërmjetësimin e OKB-së për zgjidhjen e çështjes për emrin e Maqedonisë.
Jo rastësisht edhe gazeta proqeveritare greke "Kathimerini" në tekstin për takimin midis Samarasit dhe Obamës kujton se "Uashingtoni është i gatshëm të aktivizohet për zgjidhjen e problemit qipriot dhe çështjen për emrin e Maqedonisë, ndërsa Athina edhe krahas vështirësive të veta objektive të shkaktuara nga situata ekonomike është e gatshme të luajë rol në Lindjen e Mesme duke e shfrytëzuar marrëdhënien e re me Izraelin dhe lidhjen e saj tradicionale me botën arabe".
(d.b/BalkanWeb)