Irlandë; qeveria akordon 10 miliard Euro për 6 bankat në krizë
Dublin - Qeveria irlandeze ka marrë masa për të shpëtuar gjashtë banka, nga më të mëdhatë këta vend, nga kriza që i ka pushtuar ato. Agjensitë e lajmeve publikojnë se Plani irlandez për ndihmë është dedikuar për kapitalizimin plotësues të bankave, ndërsa kjo do të realizohet përmes blerjes plotësuese të pjesëmarrjes dhe masave tjera. Nga ana tjetër, Qeveria vendosi që përmes fondit shtetëror dhe kanaleve tjera të mbështesë, bashkë me aksionerët ekzistues dhe investitorët privatë, programin për kapitalizim plotësues të institucioneve kreditore në Irlandë me vlerë deri 10 miliardë euro.
Ministria e atjeshme e Financave, lajmëroi se do të tentojë ta inkurajojë dhe nxisë derdhjen e mjeteve në ekonominë, me qëllim që të kufizohet ndikimi i problemeve në tregun financiar.
Irlanda ishte një ndër vendet e para që reaguan në mënyrë aktive në krizën kreditore me garantimin e pakufizuar dyvjeçar të depozitave bankare, që është kundërvlerë prej 485 miliardë eurove.