E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata gjermane, 1 miliard euro gjobë për Siemens

Berlin - Gjiganti industrial gjerman Simens duhet të paguajë një gjobë prej 395 milionë eurosh. Gjykata gjermane ka vendosur gjobën në fjalë pasi që gjykata amerikane i urdhëroi Simens-it të paguajë 800 milionë dollarë, duke konstatuar se kompania gjermane ka zbatuar praktika korruptuese për të fituar në tendera ndërkombëtare. Sipas agjensisë së lajmeve Frans Press, Siemens ka pranuar masën e sanksioneve të urdhëruar nga prokuroria gjermane në Munih dhe se të gjitha procedurat e mëtejshme kundër kompanisë në Gjermani "janë ndërprerë".

Ndërkohë, autoritetet gjyqësore amerikane të hënën u pajtuan t'i japin fund skandalit më të madh korruptiv që dridhi kompaninë gjermane, nëse Simens i paguan gjobë prej 450 milionë dollarë si dhe 350 milionë dollarë Komisionit për siguri të transaksioneve të bursës. Me këtë, Simens-i duhet të paguajë gjobë prej gjithsej një miliardë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›