E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrin në 1000 numri i të vdekurve nga Kolera në Zimbabve

Harare - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) bën të ditur se në Zimbabve numri i viktimave të shkaktuara nga Kolera ka arritur në 1 mijë. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani kanë ndërruar jetë 978 njerëz, ndërsa 18.414 janë të sëmurë nga kolera.

Nga ana tjetër, qeveria e Zimbabveve ka akuzuar Britaninë e Madhe për dhënie informacionesh të gabuara, duke mohuar kështu praninë e sëmundjes në këtë vend. "Kolera është sulm i planifikuar racist kundër Zimbabves nga ish-autoritetet koloniale, që gëzojnë mbështetje edhe nga SHBA-të dhe disa aleatë perëndimorë, të cilët planifikojnë sulm ushtarak mbi shtetin tonë", ka deklaruar i Informacionit të Zimbabves, Sihaniso Ndllovu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›