E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF: “Fatura e pezullimit, njollë turpi e MTKRS-së”

Telenovelës "Lufta dhe futbolli", një version modern shqiptar i saj, iu shtua edhe një seri tjetër, e 99-ta, që nga shtatori i vitit 2005, qysh nga lindja (e vështirë) e konfliktit me protagonistë "skuadrat" MTKRS-FSHF. Lufta e deklaratave, si para ashtu dhe pas vendimit nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s (14 mars) sot edhe tw UEFA-s, për pezullimin e Shqipërisë, nuk ka të përfunduar. Akuza direkt përmes zëdhënësve, dalje publike në media, komunikata shtypi të publikuara në faqe zyrtare interneti. Të gjitha këto, përfshirë edhe kërkesën e fortë të tetë klubeve elitare të futbollit shqiptar për bojkotim të kampionatit të 69-të, 10 javë përpara përfundimit zyrtar të tij, kanë krijuar një klimë sportive aspak të denjë për një vend që aderon që nga viti 1934 në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe bashkëthemelues si të gjitha vendet e tjera europiane të Federatës Europiane të Futbollit (UEFA) nw vitin 1954.
PEZULLIM TOTAL
"Federata Shqiptare e Futbollit, po ndjek me shumë vëmendje, seriozitet dhe shqetësim, situatën në futbollin shqiptar pas vendimit të fundit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për pezullimin e Shqipërisë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare dhe për humbjen e të gjithë të drejtave që asaj i lindin si anëtare në këtë organizatë", - thuhet në deklaratën e FSHF-së, të publikuar në faqen zyrtare të saj.
MOMENT KOLAPSI
Pas një heshtje gati 48 orëshe, ndaj katër kërkesave të klubeve më të rëndësishe, përfshirë edhe dorëheqjen e presidentit të federatës, Armand Duka, Federata Shqiptare e Futbollit publikoi pas vendimit të UEFA-s, një konfirmimi i vendimit të pezullimit të FIFA-s një javë më parë, një kërkesë për një takim me ministrin e Sporteve, Pango. Ky do të ishte i takim i parë në nivel të lartë Pango-Duka, por duhet të kujtojmë se një tjetër takimi i këtij niveli është realizuar midis ish-ministrit Leskaj dhe kreut të FSHF-së, Duka. Madje, edhe një dhuratë simbolike ironike dhe e menduar mirë nga FSHF-ja për deputetin Leskja: një bluzë e kuqe e kombëtares. "Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e tij të fundit të datës 17.03.08, i bëri edhe njëherë tjetër thirrje Ministrit të Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z.Ylli Pango nëpërmjet një shkrese zyrtare, për t'u ulur në tryezë, për të diskutuar dhe për të gjetur një zgjidhje, e cila do ta shpëtonte futbollin nga kjo gjendje dhe do të kapërcente këtë moment kolapsi", - thekson deklarata e "qeverisë" së topit.
FUSHATË E EGËR
Palët e përfshira në këtë konflikt nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre, diametralisht të kudnërta edhe pse FSHF-ja ka kërkuar dialog. "Vërejmë me keqardhje, se deri më tani jo vetëm që nuk ka asnjë shenjë që të premtojë dialog mes MTKRS dhe FSHF-së por përkundrazi, kjo Ministri, madje edhe titullarët e saj, kanë nisur një fushatë të egër presionesh, duke mbledhur firma të anëtarëve tanë, duke ju bërë presione nga më të ndryshmet për t'i trembur ata", - jep alarmin e saj FSHF.
SKENARË PRESIONESH
Tëtë klubet më të mëdha futbollit shqiptar shpallën edhe hapat e tyre pas përfundimit të afatit pesë ditor të vendosur prej tyre. Ultimatimi skadon në datën 21 mars. Por, ndërkohë që FSHF ndodhet në presionin e mumërimit të shpejtë mbrapsht (kanë mbetur më pak 24 orë), organizmi i lartë i futbollit kombëtar i kërkon MTKRS-së të heqë dorë nga presionet mbi klubet anëtare të Federatës shqiptare të Futbollit. "FSHF bën thirrje për qetësi, arsyetim dhe reflektim. Ajo i kërkon MTKRS, të heqë dorë nga presionet mbi anëtarët e saj. Rruga e kokëfortësisë dhe skenaret tashmë të dala boje, me firma anëtarësh nuk zgjidhin asgjë në të mirë të futbollit, përkundrazi thellojnë hendekun mes organizmave ndërkombëtare të futbollit dhe Shqipërisë"
DETYRAT E FIFA-s
FSHF-ja kërkon që MTKRS, të zbatojë ato detyra që ka lënë FIFA dhe UEFA, në mënyrë që, sipas saj, futbolli shqiptar të mos humbasë dhe të shkojë drejt një udhe pa krye. "Federata Shqiptare e Futbollit i bën thirrje edhe anëtarëve të saj, që në këtë moment delikat, të jenë të bindur, se si FIFA ashtu edhe UEFA, s'kanë qëllim që të penalizojnë futbollin shqiptar por duan të bindin shtetin shqiptar, që pavarësia e institucionit të futbollit është e paprekshme. Ata duhet të jenë të bindur se futbolli kthehet në Europë dhe në botë, vetëm nëpërmjet rrugës që ndjek Federata Shqiptare e Futbollit, i vetmi partner i vërtetë dhe i besueshëm që FIFA dhe UEFA, njohin në Shqipëri. Kurrsesi ai s'mund të rikthehet në familjen e madhe të futbollit botëror, me presione qeveritare dhe logjikë përjashtimi".
PASOJA TË PALLOGARITSHME
"Futbolli duhet të vazhdojë. Në emër të sakrificave të mëdha që specialistët, trajnerët dhe lojtarët kanë bërë prej gati një shekulli, për të arritur këtu ku jemi. Futbolli duhet të vazhdojë, për hir të historisë së tij të madhe, e cila mbetet burim krenarie për brezat. Kjo është shumë e rëndësishme për familjen tonë të madhe. Ne jemi të bindur dhe shpresojmë që ka ende vullnet për të kapërcyer situatën. Përndryshe, pasojat do të jenë të pallogaritshme për futbollin shqiptar. Ndërsa fatura këtij dështimi historik, do t'i mbetet si një njollë turpi MTKRS", - përfundon deklarata për shtyp e FSHF-së.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›