E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në muajin maj aplikon në FIFA

Reshat Ibraihimi
"Në muajin maj do të aplikojmë për pranim në FIFA në kongresin që mbahet në Sidney të Australisë, kurse më vonë dokumentacioni i Kosovës i dorëzohet UEFA-s që shpresojmë të marrim një ftesë në Kongresin që do të mbahet në muajin mars 2009 në Kopenhagen të Danimarkës", tha kryetari i FFK-së, Vokrri.
Vokrri të enjten viziton Malin e Zi
Sic ka pohuar vetë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri të enjten ai do të takohet me kryetarin e Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic në Podgoricë. Ky mik i ngushtë i Vokrrit ka premtuar se do të japë votën në Kongresin e UEFA-së që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në shtëpinë e futbollit Evropian.
Ndeshja për Gërdecin të luhet në Prishtinë
"Kemi obligim moral sic ka edhe FSHF, kurse gjatë takimit në Shqipëri e lamë të lirë këtë mundësi që të organizohet një ndeshje e tillë. Tani situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe ne jemi të gatshëm që të luajmë një ndeshje të tillë. Mendoj se nëse vjen deri te ky takim, atëherë ndeshja të luhet në Prishtinë pasi pas pavarësisë populli i Kosovës e meriton një gjë të tillë", tha kryetar Vokrri.
Burimi: Gazeta "Lajm", Maqedoni

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›