Semundje profesionale Te punesohen mjeke ne ndermarrje

Rritja e numrit të ndërmarrjeve në vendin tonë dhe kushtet jo të mira në punë kanë bërë, që vitet e fundit të shtohen ndjeshëm sëmundjet profesionale. Sipas Shefit të Shërbimit të Sëmundjeve Profesionale, Skënder Skënderi në majë të tyre janë ato të mushkërive dhe përfshijnë helmet në gjak apo dhe në organet të tjera. Skënderi sqaron se po punohet, që së shpejti të punësohen me detyrim nga të gjitha bizneset, mjekë.
“Në krye të sëmundjeve profesionale janë dy grupe. Grupi i sëmundjeve të mushkërive që shkaktohen nga avujt, gazet dhe pluhrat dhe helmimet profesionale. Prekja e gjakut është nga më kryesoret. Këto sëmundje kanë tendenca në rritje, sepse marrja e masave ndaj ndotjes nuk është si duhet. Shpesh herë i shpëton edhe kontrollit të organeve të shëndetsisë”-thotë Skënderi.
Ndërsa inspektorët e Autoritetit Shëndetësor Rajonal në 6 muajt e 2011 kanë kontrolluar rreth 200 fabrika dhe pothuajse në gjysmë e tyre kanë konstatuar shkelje. Mungesa e mjekëve dhe sistemi jo në funksion të plotë i ajrimit janë problemet më të shpeshta. Nëse këto subjeket nuk zbatojnë detyrat e lëna brenda 3 javësh masat përshkallëzohen duke aplikuar dhe gjoba.
“Ndër problematikat kryesore që janë hasur nga inspektoriati në këto ndërmarrje ka qenë problemet në lidhje me shërbimin shëndetsor, si mungesa e mjekut, e kutisë së ndihmës së shpejtë e cila duhet të jetë e pranishme në të gjitha këto ndërmarrje, ndërsa në lidhje me kushtet higjeno-sanitare ka pasur probleme në lidhje me sistemin e ajrimit, masat mbrojtëse që duhet të merren ndaj punonjësve”-tha Liljana Ramasaco, Drejtore e ASHR-së.
Inspektorët kanë ngritur dhe një shqetësim të madh në lidhje me vështirësitë, që hasin gjatë ushtrimit të detyrës, pasi kanë pasur përplasje me biznesmenët, të cilët jo në pak raste nuk i kanë lejuar për të kryer detyrën. Por dhe shumë ndërrmarrje regjistrohen pa aktin e miratimit nga drejtoria e higjenës dhe për pasojë punëtorët e këtyrë ndërrmarrjeve janë më të riskuar, pasi inspektorët nuk kanë akses për t’i kontrolluar.
Julia Bardhushi