Irsa Demneri - E dashuruar me një çiklist
• Irsa Demneri është vajza, që na bën të besojmë, se një miss nuk është vetëm e bukur.Manjola BregasiPa synuar të jetë e fuqishme, por e brishtë dhe e ëmbël, Irsa përmes mendimeve dhe sjelljeve të saj kërkon të tregojë se tek ajo ka diçka më shumë për t’u vlerësuar se sa imazhi dhe pamja e jashtme, që të tjerët arrijnë të shohin. Pak muaj pasi ka marrë kurorën e “Miss Shqipëria 2007”, përveç vështrimeve të njerëzve dhe kopertinave të revistave, Irsa ka marrë edhe ofertën e parë serioze për një impenjim televiziv. Ndonëse vetë bukuroshja nuk dëshiron të zbulojë shumë në këtë drejtim, mësojmë tashmë, që ajo do të ketë një rol në filmin e ri të regjisorit Gjergj Xhuvani. Bukuroshes 18-vjeçare i është besuar roli i të dashurës së një çiklisti, por pa skena të ngrohta dashurie. Pak muaj pasi ke marrë kurorën e “Miss Shqipëria 2007”, çfarë ka ndryshuar në jetën tënde?Kam parë veten time në shumë kopertina, në kalendarin e vitit 2008, dhe disi më aktive në fushën e televizionit. Pikërisht këtu doja të dilja. Kam mësuar se vetëm pak kohë më parë të është besuar një rol në filmin e regjisorit Gjergj Xhuvani...Po. Xhirimet pritet të nisin së shpejti dhe bëhet fjalë për një projekt që mua më tërheq jashtëzakonisht shumë, aq më tepër kur ke të bësh me një regjisor të njohur dhe të suksesshëm si Xhuvani. Më vjen shumë mirë, që isha unë e zgjedhura për këtë rol. Pranove menjëherë? Thashë po, pasi bisedova me familjen dhe producentin Petri Bozo. Kam dëgjuar që aty do të kesh rolin e një vajze, që dashuron një çiklist. Mund të na thuash diçka më tepër...Mendoj se është ende herët për të folur për detaje, por është një rol që më tërheq dhe kënaqësi e veçantë, që më jepet mundësia të luaj në një film. Sepse raste të tilla nuk të vijnë shpesh në jetë. Mund të jetë ky rol, një hap i parë për të vazhduar në rrugën e kinemasë?Nuk mund ta them me siguri, sepse unë do të vazhdoj fakultetin, në një degë krejt ndryshe nga bota e artit, megjithatë do të më pëlqente një profesion i dytë. Atëherë e paske bërë zgjedhjen tënde...Po. Falë kurorës së “Miss Shqipërisë” unë do të vazhdoj studimet në Universitetin Evropian të Tiranës, për juri-biznes, përmes një burse të akorduar nga ky universitet.Ndonëse ti nuk dëshiron të japësh detaje, tashmë dihet që je në rolin e një vajze të dashuruar. Duke qenë se flasim për një film, të ri, në një kohë kur disa tabu të kinemasë shqiptare tashmë janë rrëzuar. Do të ketë Irsa ndonjë skenë erotike ose sensuale?Absolutisht jo. E para jam unë vetë, që nuk dua dhe gjithë të afërmit e mi, më pas. Kushti për të xhiruar filmin, ka qenë pa skena erotike. Jam natyrë, që ruaj karakterin tim dhe nuk dal jashtë kufijve të asaj që kam konceptuar për të ardhmen, në synimet për të ecur në botën e spektaklit, por pa u zhveshur. A mund të na thuash nëse pagesa ka pasur ndonjë rëndësi në vendimin tënd?Ende nuk kemi folur për këtë pikë. Çfarë ka të veçantë dita e Irsa Demnerit?Do të thosha, që nuk ka shumë ndryshime, nga dita e pjesës më të madhe të bashkëmoshatarëve të mi, me përjashtim të intervistave, ftesave për emisione apo aktivitete të ndryshme. A ka ndryshuar shoqëria jote, tashmë që nuk je më një njeri i panjohur për publikun? Jo. Thjesht është shtuar numri i njohjeve, por jo i miqve. Po me motrën si i ke marrëdhëniet? Kam marrëdhënie shumë të mira, por ndonjëherë grindemi edhe ne, siç ndodh mes motrave.Tani, që je miss, të ngacmojnë më shumë djemtë? Kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse fjalët i merr era. Kam gjëra shumë më të rëndësishme se sa për të menduar për fjalët e djemve.Mos ndoshta në jetën tënde ka një djalë të veçantë dhe për këtë arsye ty nuk të interesojnë fjalët e të tjerëve?Jo, nuk kam asnjë mik special sepse për momentin dua të realizoj projektet e mia me shkollën, por edhe projektet artistike.Ti mendon që edhe marrëdhënien me një mashkull ta ndërtosh në një moment të planifikuar? Kjo është një marrëdhënie që ndërtohet atëherë kur e ndjen shpirtërisht. Si duhet të jetë mashkulli, pas të cilit Irsa mund të lidhet shpirtërisht?Të dijë të më vlerësojë për aq sa kam, as më shumë dhe as më pak. Një miss kërkon gjithmonë një djalë të bukur pranë vetes?I bukur jo, por simpatik. Po nëse do të ishte disa centimetra më i shkurtër se ti?Nuk ka hyrë ndonjëherë në preferencat e mia, një djalë më i shkurtër.