LDK po ‘trafikon’ anëtarësinë e LDD-së

Lidhjen Demokratike të Kosovës e quan trafikante të anëtarësisë së LDD-së. Thotë se LDK-ja ka filluar dasmën nga e cila jo lehtë do të shpëtojë. Ndërsa thekson se kalimet e fundit nuk e kanë dëmtuar LDD-në. Thotë se nëse siguron mbështetjen e qytetarëve të Kosovës do të kandidojë për president të vendit, pasi sipas tij, për këtë e ka mbështetjen edhe të anëtarësisë së disa partive politike Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, e përkrahë Qeverinë e Kosovës në lidhje me marrëveshjen e integruar të kufijve.
“Mendoj që Qeveria e ka zgjedhur rrugën e drejtë, sepse qëllimi i proklamuar i institucioneve të Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë ka qenë Kosova në Evropë”, - ka thënë Daci. Situatën në veri ë Kosovës e quan katastrofë, ndërsa ka kërkuar nga institucionet vendore të bëjnë me shumë presion te ndërkombëtarët në zgjidhjen e problemit të veriut.