"Isaac" goditi Luizianën

Uragani "Isaac" ka goditur tokën në juglindje të Luizianës dhe po lëvizë drejt New Orleansit.
Stuhia, e cila ka përfshirë zonat bregdetare me erëra deri në 130 kilometra në orë, pritet ta godasë New Orleansin saktësisht shtatë vjet pasi uragani Katrina e shkatërroi qytetin.
Autoritetet nuk kanë urdhëruar ndonjë evakuim në New Orleans, duke u thënë banorëve që të përforcojnë shtëpitë e tyre dhe të furnizohen me ushqime.
Ndërsa nuk është aq i fuqishëm sa Katrina, "Isaac" kërcënon të përmbysë brigjet e katër shteteve.
Presidenti Barack Obama ka shpallur gjendje emergjente në Luizianë dhe Misisipi, duke lejuar fondet federale për autoritetet lokale.
Uragani ka lënë të vdekur të paktën 24 njerëz në Haiti dhe Republikën Dominikane, si dhe ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në Karaibe.