E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isaraj: Krimi nuk luftohet me mjete antiligjore

 

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Arben Isaraj akuzoi qeverinë se nën pretekstin se po lufton krimin, po shkel të drejtat kushtetuese të qytetarëve. “Qeveri-policia e Berishës, nuk mund të torturojë apo trajtojë mizorisht dhe në mënyrë çnjerëzore dhe poshtëruese çfarëdolloj personi, me arsyetimin se po përpiqet të zbulojë të vërtetën apo krimin e dyshuar. Ky është krim kushtetues”, tha Isaraj. Sipas tij, “shkelja e këtyre të drejtave dhe lirive themelore dhe vetjake të njeriut sot, në mënyrë të përsëritur nga qeveri-policia e Berishës, të evidentuara dhe notifikuara edhe nga institucioni kushtetues i Avokatit të Popullit, përbën tashmë jo vetëm për opozitën shqiptare, por dhe për partnerët tanë ndërkombëtar, një problem seriozisht shumë shqetësues mbi vet mënyrën e qeverisjes së këtij vendi dhe për rrjedhojë dhe fatet e demokracisë shqiptare”. “Të sulmosh dhe kërcë-nosh, institucionin e pavarur kushtetues të Avokatit të Popullit, në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij kushtetuese dhe ligjore, nuk bën as më shumë e as më pak, veçse ke sulmuar rendin kushtetues, duke i ofruar këtij vendi dhunë, tirani dhe diktaturë”, tha Isaraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›