E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi ndaj ekipit të Togos, arrestohen 2 persona në Angola

Policia në Angola ka ndaluar dy persona në lidhje me sulmin ndaj ekipit togolez të futbollit. Nga sulmi i ditës së premte mbetën të vdekur tre pjesëtarë të stafit dhe shtatë të plagosur. Të dyshuarit u arrestuan në provincën e pasur me naftë të Kabindës në Angola, e njëjta zonë ku u sulmua autobuzi i ekipit të Togos. Sulmi ndodhi ndërsa autobuzi po arrinte në Kabinda. Persona të armatosur vranë shoferin, ndihmës trajnerin dhe zëdhënësin e ekipit. Një grup separatist ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Rebelët thanë se nuk kishin si objektiv ekipin togolez, por forcat e sigurimit të Angolës. Ekipi kombëtar i futbollit të Togos u tërhoq nga Kupa e Vendeve Afrikane dhe u kthye në atdhe. Kapiteni i ekipit, Emmanuel Adebayor tha se ekipi kishte vendosur të qëndronte dhe të luante për nder të atyre që u vranë. Por sipas tij, fatkeqësisht Presidenti i vendit dhe autoritetet vendosën që ekipi të kthehet në atdhe, duke bojkotuar kështu veprimtarinë futbollistike më të rëndësishme në kontinentin afrikan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›