Ish- lideri i Afrikes se Jugut ne gjendje te mire shendetesore

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela ka dalë nga spitali. Ai u shtrua një ditë më parë me urgjencë në spital për shkak të dhimbjeve të forta abdominale, dhe iu nënshtrua një analize endoskopike të organeve në pjesën e barkut që zakonisht praktikohet nën anestezi totale. Gjendja shëndetësore e 93- vjeçarit pas përfundimit të analizës ka qenë e mirë. Ministri afrikano- jugor i Mbrojtjes siguroi kështu median dhe gjithë opinionin publik mbi shëndetitn e Mandelës. Ai u tërhoq nga aktivitetet publike tetë vjet më parë. Fituesi i çmimit Nobël për Paqen njihet në mbarë Afrikën e Jugut me pseudonimin "Mandiba". Ai kaloi 27 vjet në burg për veprimet e tij kundër regjimit derisa u lirua në vitin 1990. Katër vjet më vonë ai u bë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe u tërhoq në 99-ën, vetëm pas një mandati.