Park energjetik në tokat që bleu Damir Fazlliç
Berisha e Basha kanë planifikuar ndërtimin gjigant porto Romano, aty ku bleu tokë me të lirë “Sekseri i Ballkanit”
TIRANË- Parku Energjetik në Porto Romano rrezikon të bëhet epiqendra e një skandali ku janë të përfshirë njerëz të periudhës së Millosheviçit, madje vetë djali i tij. Damir Fazlliç, i njohur si “Sekseri i Ballkanit” ka blerë muaj më parë tokën në atë vend me çmime shumë të ulëta. Më pas, në bashkëpunim me kryeministrin, ka hedhur idenë e ngritjes së parkut energjetik në këtë zonë duke ngritur në këtë mënyrë edhe çmimin e tokës. Nëse gjithçka do të ishte kaq e thjeshtë do të kishim të bënim vetëm me një spekulim “të vogël”, por jo. Gjatë emisionit “Faktori Plus” i gazetarit Mero Baze janë zbuluar dokumente dhe dëshmi të ndryshme që implikojnë Fazlliç dhe familjen e kryeministrit në afera të ndryshme korruptive.
Një nga kompanitë më të përfolura të boshnjakut Fazlliç është “Croën Aquisitions”. Ajo është epiqendra e shumë prej mashtrimeve të tij dhe që “shitet” më pas tek Altaria Reserch Limited, por që realisht është edhe ajo pronë e Fazlliç. Por përpara këtyre veprimeve, në emër të kësaj kompanie është blerë një sipërfaqe e madhe toke në zonën e Porto Romanos në Durrës. Toka është blerë më një gusht të vitit 2007, ndërsa Fazlliç e ka shitur kompaninë më 20 qershor 2007. Këtu ngatërrohet gjithë historia dhe del hapur mashtrimi publik që lidhur me shitjen fiktive të kompanisë në Qipro. Nëse ai e ka shitur kompaninë më 20 qershor, nuk ka si regjistron prona në emër të saj më 20 gusht.
Skandali i dytë që ka të bëjë me këtë fakt, është blerja e tokës dhe kapja e shtetit për interesa të tij. Fazlliç ka shkuar, ka blerë tokë në Porto Romano, përpara se aty të hidhej ideja e parkut energjetik. Ai ka blerë tokën në Porto Romano, pasi ka marrë siguri nga ish- ministri i Transporteve, Lulëzim Basha, që aty do të ndërtohet Parku Energjetik. Pasi e ka bërë blerjen, ideja e parkut energjetik ka evoluar dhe Berisha para një muaji në mbledhje të qeverisë e shpalli atë zonë, vend ku do të ndërtohet Parku Energjetik. Sekseri Damir Fazlliç, kompania e të cilët atë kohë administrohej nga kunati i Ministrit të Transporteve Lulëzim Basha, blen tokë me paramendim në një zonë të shkretë, ku më pas del që do të ndërtohet një Park Energjetik.
Burime tona të sigurta të emisionit “Faktori Plus” dëshmojnë se studioja e Argita Berishës ka asistuar deri në fund pranë Ministrisë së Ekonomisë kuadrin ligjor për ndërtimin e parqeve energjetike, duke dërguar si përfaqësuese në këto borde këshillimore, avokaten Flutura Kola. Pra ky është superskandal, pasi Berisha po ndërton një park energjetik në pronat e Damir Fazlliç me paramendim, duke përdorur ish- Ministrin e Transportit, Lulëzim Basha, dhe studion e vajzës së tij, për të favorizuar një sekser të familjes së tij.
Skandali i dytë
Fazlliç orkestroi mashtrimin me falimentimin e firmave për t’i shpëtuar gjobave prej një milionë euro
Evazioni fiskal me Rompetrol
Në emisionit “Faktori Plus” të gazetarit Mero Baze janë publikuar fakte në lidhje me një aktivitet tjetër të dyshimtë të Damir Fazlliç. Dyshohet se Damir Fazlliç në vitin 2007 është përfshirë në Këshillin drejtues të dy kompanive me pronar Rompetrol. Ky është një skandal i ri që duhet të bëhet objekt hetimi nga tatimet, doganat dhe prokuroria. Sipas të dhënave nga tatimet, kjo kompani ka pasur probleme me gjoba me shtetin shqiptar. Konkretisht, dy kompanitë me pronar Rompetrol, të quajtura, “Rompetrol Albania Doënstream” dhe “Rompetrol Albania Ëholesale” kishin marrë dy gjoba nga shteti që shkonin afërsisht një milion euro. Në përpjekje për të shpëtuar nga këto gjoba, këto dy kompani i afrohen sekserit Fazlliç. Ai u gjen zgjidhjen. Duke i siguruar në mbështetjen politike që kishte me kryeministrin dhe ministrin e Transporteve, Lulëzim Basha, ai u këshilloi atyre falimentimin dhe krijimin e dy kompanive të reja me të njëjtët pronarë, por që kishin në Këshillin Mbikëqyrës Damir Fazlliç. Dy kompanitë e reja quhen “Rompetrol Distribution Albania” dhe “Rompetrol Albania”. Pronarët janë të njëjtë me dy të parët. I vetmi që shtohet është Damir Fazlliç si anëtar i vetëm i Këshillit Mbikëqyrës. Skema funksionoi. Dy kompanitë e vjetra, të krijuara në vitin 2004, kaluan për likuidim. Eksperte kontabël në dy kompanitë që kalojnë për likuidim është Shpresa Breçani, mbesa e Sali Berishës dhe person i njohur me organet tatimore për shkak të afërsisë me familjen e kryeministrit.
Dy kompanitë e reja ku Fazlliç është vetë në Këshillin Mbikëqyrës morën jetë dhe kështu shpëtoi gjoba prej një milion euro. Skema është qesharake, pasi dy kompanitë e reja kanë të njëjtët pronarë, që është Rompetrol, të njëjtin përfaqësues ligjor që është Bogdan Ghita Badea, të njëjtën adresë që është rruga Pjetër Bogdani, pallati 23/1 kati 1 ap 1, Tiranë, të njëjtin objektpër tregti karburantesh.
Skandali i tretë
Kompania që do të ndërtojë parkun energjetik në Porto Romano ka të bëjë me familjen e “Kasapit të Ballkanit”
Lidhjet e Fazlliç me djalin e Milosheviç
Në emisionit “Faktori Plus” të gazetarit Mero Baze janë zbuluar detaje që hedhin dyshime të forta për lidhjet reale të Fazlliç me ata që qëndrojnë pas kompanisë qipriote Altaria Research Limited që ka bërë blerjen fiktive të kompanisë së Fazlliç në Tiranë. Një përfaqësues i kësaj kompanie në Vjenë, Aleksandër Lupsiç, është po ashtu pronar i një kompanie që i ka shitur qeverisë shqiptare energji elektrike. Por, skema e kompanisë që ka blerë firmën e Fazlliçit në Tiranë është dhe më e komplikuar. Ajo përbëhet nga dy drejtorë që përfaqësojnë dy kompani, “Avomar Limited” dhe “Amerito Limited”. Të dyja këto kompani të bashkuara nën emrin Altaria Reserch Limited, kanë blerë së fundikompaninë Putnika në Serbi që merret me ndërtime rrugësh dhe konstruksione.
Sipas shtypit zyrtar serb, ka akuza të qarta se pas këtyre kompanive qëndrojnë njerëzit e Marko Milosheviçit, djalit të Milosheviçit. Ky duhet të bëhet objekt hetimi për drejtësinë shqiptare, për të verifikuar nëse kjo kompani, e cila tashmë është prezente në Tiranë, na çon drejt njerëzve të vjetër të Beogradit.
Tentakulat e kompanisë qipriote janë shtrirë në gjithë Serbinë, aty ku Damir Fazlliç është zot. Sipas të dhënave bankare nga LAIKI BANK në Qipro, dy kompanitë themeluese të “Altaria Research Limited”, që ka blerë kompaninë e Fazlliçit në Tiranë, kanë krijuar në Serbi një kompani të quajtur “AÇIONA INVESTMENTS LIMITED” me të njëjtën adresë mëmë në Qipro, Thiseos 4 Egkomi, P.C. 2413 Nikozi, Qipro, dhe të njëjtët pronarë si në rastin e “Altaria Research Limited”.
Akuzat shpërthyen në muajin Prill në Serbi, kur kjo kompani, pra e njëjta që ka blerë kompaninë e Fazlliçit në Tiranë, bleu në Serbi kompaninë “Putnik”. Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë serbe, botuar në median serbe thotë se “Fondi aksioner i Serbise” i ka shitur kompanisë Qipriote “Açiona” paketën prej 70% të aksioneve të “Putnik”. Akuzat shpërthyen për favorizim të kësaj kompanie qipriote pasi media zbuloi një proces jo transparent dhe antiligjor. Një avokat ka paditur procesin e privatizimit duke theksuar se pas “Açione” janë dy firma qipriote “Avomar Limited” dhe “Amerito Limited” dhe se pas kesaj blerje qëndrojnë tajkunët ose supermilionerët e kohës së Milosheviçit. Sipas gazetarit Baze, rrënjët e kompanisë që ka blerë tashmë atë që do të bëhet Park Energjetik në Porto Romano të çojnë në Serbi, tek djali i Sllobodan Milosheviçit, Marko Milosheviç, i cili ka ndërtuar bizneset e tij me të njëjtët partnerë që Fazlliç po i instalon në Porto Romano.
1. AVOMAR LIMITED
600 aksione
50%
2. AMERITO LIMITED
600 aksione
50%