Çifti i divorcuar, pret shtëpinë përgjysmë
E RRALLË
Ishin martuar 40 vjet më parë dhe kanë gjetur mënyrën më pak të kushtueshme për të ndarë martesën e tyre.
Gruaja ka jetuar në pjesën e saj, ndërsa burri e ka transportuar gjysmën e tij në një anë tjetër të fshatit.
Të jetonin nën të njëjtën çati, nuk e bënin dot më. Kështu menduan ta ndanin përgjysmë shtëpinë e tyre, në të cilën kishin bashkëjetuar për 40 vjet, kur ishin të dashuruar dhe kur themi ta ndanin vërtet, ashtu si mund të pritet një mollë përgjysmë. Gruaja ka zgjedhur të qëndrojë në gjysmën e saj, ndërsa burri ka vendosur të transportojë gjysmën e tij në një anë tjetër të fshatit. Kjo ka ndodhur në Prey Veng, një provincë, 90 kilometra larg, Phnom Penh, në Kamboxhia.
DIVORC “I KRIPUR”- sipas komshinjve, çifti e ka ndarë përgjysmë shtëpinë e vjetër, pasi ishte mënyra më efiçente dhe më pak e kushtueshme për të ndarë fatin e tyre, në një vend ku shpenzimet e divorcit janë shumë të mëdha. “Tentuam t’i bindnim, t’i bënim të arsyetonin, por nuk deshën t´ia dinin”, ka treguar një fqinj.
Para se të vendosnin të ndanin shtëpinë, burri vendosi të kthehej të jetonte në shtëpinë e prindërve të tij.