E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akti i fundit Superiorja, luhet për mbijetesë



Edhe nëntëdhjetë minuta. Sot zgjidhet edhe dilema e fundit e sezonit 2009-2010 në Kategorinë Superiore. Referuar renditjes dhe përballjeve, duket se ravijëzimi i atyre që do të bien direkt dhe skuadrave që do të luajnë edhe nga një shans në ndeshjet “play-out” ka marrë tashmë një trajtë të shquar. Apolonia është skuadra që rrezikon më shumë për të shoqëruar Gramozin në Kategorinë e Parë, ndërsa luhet “kokë më kokë” ende për shpëtimin ose “play-out”-in mes tri skuadrave: Kastriotit, Skënderbeut dhe Teutës. Faktikisht, durrsakët janë disi më të favorizuar, pasi kanë një pikë më shumë në renditje dhe për më tepër matematikisht nuk rrezikojnë rënien direkt nga kategoria, edhe sikur të humbin në Shkodër dhe tri skuadrat pas tyre, Skënderbeu, Kastrioti dhe Apolonia të fitojnë ndeshjet përkatëse .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›