E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish banorët e “Big Brother” të gjithë së bashku në një natë bamirësie



Një javë më parë në ambientet e pub “Baroque” nuk kishe vend për të ndenjur as në këmbë. Menaxheri i këtij Pubi, që gjendet në zonën e bllokut, Elton Tozaj, ish pjesëmarrës i “Big Brother 2” kishte menduar një darkë të veçantë. Një mbrëmje Vip ku binin në sy si të ftuar kryesisht ish-banorët e “Big Brother”, por edhe artistë të ndryshëm. Djemtë dhe vajzat e tre edicioneve të “Big Brother” ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit, jo vetëm për t’u zbavitur në një natë fundjave, por edhe për një mision humanitar. Atë natë nga pronarët e lokalit ishte vendosur që xhiroja që do të bëhej, do të shkonte si fond për të ndihmuar të përmbyturit e zonës së Shkodrës. Të gjithë të ftuarit kanë konsumuar pije dhe produkte të ndryshme me shumicë, duke pasur parasysh dhe misionin për të cilin ishin mbledhur. Menaxheri i pub-it, Elton Tozaj, rrëfen se gjithçka shkoi sipas parashikimeve të tij dhe darka të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të gjithë të ndjehen pjesë e problematikave të shoqërisë, koshientë se jeta nuk është vetëm zbavitje por edhe halle e probleme, të cilat natyrisht nuk mund t’i hasësh te pub-et e bllokut, por diku gjetkë nëpër Shqipëri.

Zhuljeta vdes për gjoksin e Rozanës

Të ftuar në natën e bamirësisë ishin edhe Zhuljeta, Bjordi, Adela dhe Rozana Radi. Ata kanë preferuar që pjesën më të madhe të kohës të rrinë së bashku, duke biseduar me njëri-tjetrin. Në një moment është hapur mes vajzave diskutimi mbi përmasat e gjoksit, ndërkohë që Zhuljeta ka pohuar se pëlqen gjoksin e Rozanës pasi është më i madh se i saji. Madje ajo për ta vërtetuar këtë fakt, ka preferuar që ta kontrollojë vetë me duar. Situata është bërë shumë komike, sidomos po të kemi parasysh habinë e Bjordit, i cili ndodhej në një ambient femrash dhe pati mundësi të zbulojë disa nga intimitetet e tyre.

Adi edhe i pirë është i sukesshëm me femrat

Nuk e ka mbajtur fare veten Adi i “Big Brother 2” gjatë natës dedikuar bamirësisë. Mbase për të bërë sa më shumë xhiro, pasi ka mësuar se paratë do të shkonin si ndihma humanitare ose thjesht se e ka ves, ai ka qenë një nga konsumatorët më shembullorë të alkoolit atë natë. Megjithatë kjo nuk i ka penguar Anjezën dhe Junën që të bëjnë shaka me të dhe madje dhe t’i dhuronin ndonjë puthje herë pas here. Adi është një tip shumë i shoqërueshëm dhe shakaxhi dhe ky fakt e ndihmon që të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes në ambientet ku ai ndodhet i rrethuar me miq e të njohur. Bravo Adi, ti po që e kupton misionin humanitar. Të bëftë mirë!

Anjeza Branka zbulon menaxherin e saj

Këngëtarja Anjeza Branka nuk ka qenë vetëm në festën e organizuar në club “Baroque”, pak netë më parë në Tiranë, ku ishin të pranishëm shumë emra të njohur VIP, dhe personazhe të bërë të njohur në reality show-un “Big Brother”. Gjatë gjithë mbrëmjes, Anjeza ka qenë në shoqërinë e menaxherit të saj që jeton Gjermani, dhe që programon e ndjek koncertet e këngëtares në gjithë diasporën. Djali brun që shihni në foto, i cili është dhe njëkohësisht shoku i saj më i ngushtë prej shumë vitesh, njihet si menaxher në Gjermani, si dhe ka dhe një diskotekë të tijën atje. Kjo është hera e parë që Anjeza shfaqet në publik me menaxherin e saj, për faktin se menaxhon vetëm koncertet e saj jashtë Shqipërisë. Këngëtarja Anjeza Branka pas ndarjes nga i fejuari, me të cilin ka një djalë, nuk ka deklaruar të ketë krijuar ndonjë lidhje të re. Ajo ka pohuar se tani për tani muzika zë vendin e parë në preokupimet e saj. Para pak kohësh, ajo nxori në treg albumin e ri ku nëntë këngë janë hit-et e saj, dhe pjesa tjetër krijime të reja në rrymat RnB, të lehta, balada apo RnB folk. Vitin e kaluar Anjeza Branka festoi ditëlindjen në një festë plot surpriza me miq këngëtarë.

Pamela e BB i rrëmben Alessias asistentin italian

Pak javë më parë mësuam se nga Italia erdhi një djalë i ri shumë simpatik me emrin Vincenso. Ai iu atashua stafit të programit “E diell” me kërkesë të autores italiane të këtij programi Alessia Gregio Vesicchio. Vincenso tani është prezent mes fytyrave publike nëpër lokalet e Tiranës, duke u bërë mik me të gjithë. Por ne nuk e kishim parë asnjëherë në shoqërinë e ndonjë femre. Ndërkohë ja ku na vjen surpriza. Natën kur ish-banorët e “Big Borther “ ishin mbledhur te “Baroque”, Pamela, e eliminuara e dytë nga spektakli “Big Brother 3”, u kap nga paparaci ynë teksa po puthte në buzë me shumë pasion Vinceson. Ajo duket se nuk u shqetësua shumë nga blicat e paparacëve, por i dha një puthje të gjatë djalit nga Italia. Afrimi me Vinceson mund të ketë edhe arsyet e saj. Së pari Vinceso është një djalë shumë simpatik dhe i pëlqyer nga femrat, por nuk duhet harruar se ai është pjesë e televizionit “Top Channel”, një nga synimet e shumë prej ish-pjesëmarrësve në “Big Brother”. Kështu pra, ta kesh mirë me Vinceson, e aq më shumë të krijosh një lidhje intime me të, nuk është ide e keqe. Kushedi se çfarë bluan në kokën e saj Pamela, vajza që nuk pati fatin të rrijë gjatë brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›