Ish-deputeti, 10 vjet me bombë aktive në çantë
Policia zbulon një granatë në
çantën e ish-deputetit socialist,
Lekë Çukaj. Granata
është gjetur rastësisht, pasi atij
i kishte humbur çanta dhe një
person ka mundur ta gjejë atë, e
ta kthejë në polici. Kur çanta është
kontrolluar nga uniformat blu,
ka rezultuar se brenda saj ishte
një granatë e montuar, gjë që e ka
pranuar edhe vetë ish-deputeti
nga Malësia e Madhe. Madje grupi
hetimor ka mbetur i shtangur kur
ai ka pranuar këtë fakt dhe ka
treguar se kishte dhjetë vjet që e
mbante në çantën e tij këtë armë
luftarake të rrezikshme. Madje, ai
ka rrëfyer se këtë veprim e ka kryer
nga problemet dhe situatat që
mund t‘i krijoheshin gjatë gjithë
kësaj kohe kur vendi s‘ka qenë në
stabilitet.
Historia e pazakontë ka ndodhur
dy ditë më parë në Tiranë,
ku aktualisht banon ish-deputeti
socialist, i cili mbaroi legjislaturën
e dytë të tij në vitin 2005. Gjatë
ditës së shtunë, 59-vjeçari Çukaj
është paraqitur në Drejtorinë e
Policisë së Tiranës, ku ka denoncuar
humbjen e çantës së dorës.
Ai ka bërë inventarin e saj, duke
treguar se aty kishte para, karta
krediti, pasaportën biometrike,
e sende të tjera, por ka "harruar"
granatën. Madje ka treguar edhe
vendin ku i kishte humbur, por
kur policia ka nisur punën për
gjetjen e saj, nuk ka mundur të
zbulojë asgjë. Por fati ka qenë me
uniformat blu dhe me deputetin,
kur një person ka telefonuar në
polici, duke treguar se kishte gjetur
një çantë të dyshimtë dhe se
çfarë kishte brenda saj.
Dorëzimi
Sipas policisë, në Komisariatin
Nr. 3 është paraqitur rreth orës
16.00 Shkëlqim Hamiti, 37 vjeç,
i cili ka deklaruar se kishte gjetur
një çantë, brenda së cilës kishte
një granatë defensive me ndezës
të montuar në trup, 34 mijë lekë
të reja, një pasaportë biometrike
dhe disa karta bankare. Duke parë
pasaportën biometrike, policia
ka zbuluar se ajo ishte çanta që
i kishte humbur ish-deputetit
Lekë Çukaj, 59 vjeç, aktualisht
me banim në Tiranë. Por, duke
parë edhe të shkuarën e Hamitit,
pasi ka qenë i dënuar më parë për
vjedhje, nuk i kanë besuar plotësisht
dorëzuesit. Pavarësisht se ai
ka këmbëngulur se e kishte gjetur
çantën, grupi hetimor dyshon se
ai e ka vjedhur dhe kur ka parë se
çfarë ka brenda, ka vendosur ta
dorëzojë. Për këtë arsye, policia ka
vendosur që ai të ndiqet penalisht
në gjendje të lirë, deri në sqarimin
e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga ana tjetër, pas gjetjes së
çantës është thirrur ish-deputeti,
të cilit i është treguar se është gjetur
çanta. Policia e ka pyetur Lekë
Çukajn në lidhje me granatën e
montuar që ndodhej në çantë
dhe ai e ka pranuar se ishte e tij.
Ndryshe nga çfarë mendonte
policia, ai është shprehur se kishte
dhjetë vjet që e mbante me vete,
gjatë legjislacionit të viteve 1997-
2001, kur ishte zgjedhur për herë
të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Gjithashtu, ai e ka mbajtur
granatën edhe gjatë legjislacionit
2001-2005, kur u zgjodh deputet
për herë të dytë. Por, policia
duke njohur edhe problemet që
ai ka pasur, është bindur disi me
deklaratën e ish-deputetit, i cili
deri në vitin 1997 kishte punua si
mësues fi zike. Lekë Çukaj, baba
i tre fëmijëve, ka deklaruar më
tej se fi llimisht e kishte mbajtur
granatën me vete për siguri dhe
për vetëmbrojtje, por më pas
kishte mbetur në çantë dhe nuk
ishte bërë mbarë për ta dorëzuar.
Problemet
Por, siç flasin të dhënat e
policisë, ky deputet që ka qenë i
zgjedhur në zonën nr. 3 të Shkodrës,
ka pasur disa probleme
familjare, sidomos me njërin nga
djemtë, që ka qenë i shpallur në
kërkim edhe nga uniformat blu
për kryerjen e një vepre penale.
Konkretisht bëhet fjalë për grabitjen
me armë të një biznesmeni
në Shkodër, ku u arrestuan katër
persona dhe u shpall në kërkim,
Aurel Çukaj, djali i ish-deputetit.
Në shtator të vitit 2006, biznesmeni
Edmond Kalaja është grabitur
nën kërcënimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të
qytetit të Shkodrës, pikërisht në
lagjen "Dobraç". Sipas policisë,
nga hetimet e para për këtë grabitje
u arrestuan katër persona,
ndërsa u shpall në kërkim edhe
djali i ish-deputetit, që nuk ishte
hera e parë që përballej me policinë.
Tashmë, policia ende nuk
ka vendosur nëse ish-deputeti do
të ndiqet penalisht për mbajtjen
pa leje të municioneve luftarake,
megjithëse dosja i është referuar
prokurorisë për veprime të mëtejshme
hetimore.
„Benz‰-i i Lekë Çukajt
u përplas me një mur
Ish-deputeti i Partisë Socialiste ka pësuar tre vjet më
parë edhe një aksident, por pa pasoja të rënda. Pikërisht
më 30 maj të vitit 205, një aksident, ku është përfshirë
deputeti i Partisë Socialiste Lekë Çukaj, ka ndodhur pak
pas mesnate në Fier. Policia lokale tha në atë kohë se
rreth orës 01.0 të mëngjesit, në rrugën nacionale të
Fierit në drejtim të Tiranës, në një kryqëzim që të çon
drejt lagjes "Sheq i Madh" në vendin e quajtur "Serat" e
Fierit, një automjet tip "Benz" me targa të Tiranës, i cili
drejtohej nga deputeti Lekë Çukaj ka devijuar nga rruga
dhe është përplasur me një mur betoni, që ishte anash
këtij aksi rrugor. Për pasojë ka marrë goditje të lehta në
kokë përfaqësuesi parlamentar i PS-së, Lekë Çukaj, i cili
është çuar menjëherë në spitalin civil të Fierit për mjekim
të shpejtë. Pasi është mjekuar nga bluzat e bardha të këtij
spitali, deputeti rozë i legjislaturës së parafundit parlamentare
është dërguar shumë shpejt në drejtim të Spitalit
Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar.
çantën e ish-deputetit socialist,
Lekë Çukaj. Granata
është gjetur rastësisht, pasi atij
i kishte humbur çanta dhe një
person ka mundur ta gjejë atë, e
ta kthejë në polici. Kur çanta është
kontrolluar nga uniformat blu,
ka rezultuar se brenda saj ishte
një granatë e montuar, gjë që e ka
pranuar edhe vetë ish-deputeti
nga Malësia e Madhe. Madje grupi
hetimor ka mbetur i shtangur kur
ai ka pranuar këtë fakt dhe ka
treguar se kishte dhjetë vjet që e
mbante në çantën e tij këtë armë
luftarake të rrezikshme. Madje, ai
ka rrëfyer se këtë veprim e ka kryer
nga problemet dhe situatat që
mund t‘i krijoheshin gjatë gjithë
kësaj kohe kur vendi s‘ka qenë në
stabilitet.
Historia e pazakontë ka ndodhur
dy ditë më parë në Tiranë,
ku aktualisht banon ish-deputeti
socialist, i cili mbaroi legjislaturën
e dytë të tij në vitin 2005. Gjatë
ditës së shtunë, 59-vjeçari Çukaj
është paraqitur në Drejtorinë e
Policisë së Tiranës, ku ka denoncuar
humbjen e çantës së dorës.
Ai ka bërë inventarin e saj, duke
treguar se aty kishte para, karta
krediti, pasaportën biometrike,
e sende të tjera, por ka "harruar"
granatën. Madje ka treguar edhe
vendin ku i kishte humbur, por
kur policia ka nisur punën për
gjetjen e saj, nuk ka mundur të
zbulojë asgjë. Por fati ka qenë me
uniformat blu dhe me deputetin,
kur një person ka telefonuar në
polici, duke treguar se kishte gjetur
një çantë të dyshimtë dhe se
çfarë kishte brenda saj.
Dorëzimi
Sipas policisë, në Komisariatin
Nr. 3 është paraqitur rreth orës
16.00 Shkëlqim Hamiti, 37 vjeç,
i cili ka deklaruar se kishte gjetur
një çantë, brenda së cilës kishte
një granatë defensive me ndezës
të montuar në trup, 34 mijë lekë
të reja, një pasaportë biometrike
dhe disa karta bankare. Duke parë
pasaportën biometrike, policia
ka zbuluar se ajo ishte çanta që
i kishte humbur ish-deputetit
Lekë Çukaj, 59 vjeç, aktualisht
me banim në Tiranë. Por, duke
parë edhe të shkuarën e Hamitit,
pasi ka qenë i dënuar më parë për
vjedhje, nuk i kanë besuar plotësisht
dorëzuesit. Pavarësisht se ai
ka këmbëngulur se e kishte gjetur
çantën, grupi hetimor dyshon se
ai e ka vjedhur dhe kur ka parë se
çfarë ka brenda, ka vendosur ta
dorëzojë. Për këtë arsye, policia ka
vendosur që ai të ndiqet penalisht
në gjendje të lirë, deri në sqarimin
e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga ana tjetër, pas gjetjes së
çantës është thirrur ish-deputeti,
të cilit i është treguar se është gjetur
çanta. Policia e ka pyetur Lekë
Çukajn në lidhje me granatën e
montuar që ndodhej në çantë
dhe ai e ka pranuar se ishte e tij.
Ndryshe nga çfarë mendonte
policia, ai është shprehur se kishte
dhjetë vjet që e mbante me vete,
gjatë legjislacionit të viteve 1997-
2001, kur ishte zgjedhur për herë
të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Gjithashtu, ai e ka mbajtur
granatën edhe gjatë legjislacionit
2001-2005, kur u zgjodh deputet
për herë të dytë. Por, policia
duke njohur edhe problemet që
ai ka pasur, është bindur disi me
deklaratën e ish-deputetit, i cili
deri në vitin 1997 kishte punua si
mësues fi zike. Lekë Çukaj, baba
i tre fëmijëve, ka deklaruar më
tej se fi llimisht e kishte mbajtur
granatën me vete për siguri dhe
për vetëmbrojtje, por më pas
kishte mbetur në çantë dhe nuk
ishte bërë mbarë për ta dorëzuar.
Problemet
Por, siç flasin të dhënat e
policisë, ky deputet që ka qenë i
zgjedhur në zonën nr. 3 të Shkodrës,
ka pasur disa probleme
familjare, sidomos me njërin nga
djemtë, që ka qenë i shpallur në
kërkim edhe nga uniformat blu
për kryerjen e një vepre penale.
Konkretisht bëhet fjalë për grabitjen
me armë të një biznesmeni
në Shkodër, ku u arrestuan katër
persona dhe u shpall në kërkim,
Aurel Çukaj, djali i ish-deputetit.
Në shtator të vitit 2006, biznesmeni
Edmond Kalaja është grabitur
nën kërcënimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të
qytetit të Shkodrës, pikërisht në
lagjen "Dobraç". Sipas policisë,
nga hetimet e para për këtë grabitje
u arrestuan katër persona,
ndërsa u shpall në kërkim edhe
djali i ish-deputetit, që nuk ishte
hera e parë që përballej me policinë.
Tashmë, policia ende nuk
ka vendosur nëse ish-deputeti do
të ndiqet penalisht për mbajtjen
pa leje të municioneve luftarake,
megjithëse dosja i është referuar
prokurorisë për veprime të mëtejshme
hetimore.
„Benz‰-i i Lekë Çukajt
u përplas me një mur
Ish-deputeti i Partisë Socialiste ka pësuar tre vjet më
parë edhe një aksident, por pa pasoja të rënda. Pikërisht
më 30 maj të vitit 205, një aksident, ku është përfshirë
deputeti i Partisë Socialiste Lekë Çukaj, ka ndodhur pak
pas mesnate në Fier. Policia lokale tha në atë kohë se
rreth orës 01.0 të mëngjesit, në rrugën nacionale të
Fierit në drejtim të Tiranës, në një kryqëzim që të çon
drejt lagjes "Sheq i Madh" në vendin e quajtur "Serat" e
Fierit, një automjet tip "Benz" me targa të Tiranës, i cili
drejtohej nga deputeti Lekë Çukaj ka devijuar nga rruga
dhe është përplasur me një mur betoni, që ishte anash
këtij aksi rrugor. Për pasojë ka marrë goditje të lehta në
kokë përfaqësuesi parlamentar i PS-së, Lekë Çukaj, i cili
është çuar menjëherë në spitalin civil të Fierit për mjekim
të shpejtë. Pasi është mjekuar nga bluzat e bardha të këtij
spitali, deputeti rozë i legjislaturës së parafundit parlamentare
është dërguar shumë shpejt në drejtim të Spitalit
Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar.