Fier, shpërthim me tritol në banesën e mësuesit pensionist
Një shpërthim i fuqishëm ka
tronditur lagjen "15 Tetori" të
qytetit të Fierit mesnatën e kaluar.
Sasia e lëndës shpërthyese, është
hedhur në oborrin e një shtëpie
private. Fatmirësisht shpërthimi
ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia po punon për gjetjen
e autorëve, ndërkohë që deklaron
se lënda shpërthyese mund të
ketë pasur një objektiv tjetër dhe
jo banesën ku është hedhur, që
i përket një mësuesi pensionist.
Kur akrepat kanë shënuar pak
pas mesnatës së shtunë, duke
aguar e diela, një shpërthim i fuqishëm
është dëgjuar në banesën
e shtetasit Kozma Toska, e cila
ndodhet shumë pranë shkollës
9-vjeçare "Mark Dashi", në
lagjen "15 Tetori" të qytetit të
Fierit. Mësohet se në banesën
ku shpërtheu lënda plasëse ishte
vetëm Kozma Toska dhe bashkëshortja
e tij. Të dy bashkëshortët
që janë në pension tashmë, të
terrorizuar nga zhurma e dëgjuar
shumë pranë dhomës së gjumit
të tyre nuk kanë lëvizur si fi llim.
Më pas ata kanë dalë në derën
kryesore të shtëpisë, e cila ishte
dëmtuar. "Dëgjova jo vetëm zhurmën
e shpërthimit, por edhe të
xhamave dhe tullave, e kjo me
frikësoi shumë. Dola në derë dhe
pashë gjithçka të përmbysur",
tregon Kozma Toska për gazetën
"Shqip". Më pas i moshuari, që dikur
ka qenë mësues, tregon se nuk
mendoi që ishte lëndë plasëse ajo
që kishte shkaktuar katrahurën
në shtëpi dhe në oborr, por ka
qenë policia ajo që i ka deklaruar
këtë pas mbërritjes në shtëpinë
e tij. Toska vijon duke thënë se:
"Njoftova policinë, ndërkohë që
edhe fqinjët si shkak i zhurmës
erdhën menjëherë për t‘u interesuar
lidhur për atë që kishte
ndodhur. Lulet e oborrit, xhamat e
dritareve, suvaja e murit, si dhe një
pjesë e madhe e murit të shtëpisë
është dëmtuar dhe gjendej në
shesh. Dëme kemi pasur edhe në
orendi të shtëpisë, të cilat janë
rrëzuar dhe janë thyer si shkak i
shpërthimit".
Policia, e mbërritur në vendin
e ngjarjes, ka rrethuar zonën, si
dhe ka ngritur postblloqe në të
gjitha hyrjet dhe daljet e lagjes
në fjalë, e cila lidhet me qytetin
me anën e ish-unazës së vjetër.
Policia ka regjistruar në raportin e
ngjarjes të gjitha dëshmitë e marra
nga të dëmtuarit e fqinjët, si dhe
një mostër të lëndës plasëse, që
e ka marrë në cilësinë e provës
materiale dhe e ka dërguar në
Institutin e Kriminalistikës në
Tiranë për ekspertiza të mëtejshme.
Sipas policisë, sasia e lëndës
plasëse ishte afro 200 gramë dhe
mendohet se ka qenë e llojit tritol,
megjithatë është përgjigjja e
ekspertëve të specializuar ajo që do
të vërtetojë gjithçka. Të moshuarit
mësohet se kanë thënë se nuk kanë
konfl ikte me asnjeri. Ndërsa për
gazetën "Shqip", Kozma Toska ka
shtuar se ka tre fëmijë të martuar.
"Dy i kam në emigracion dhe një e
kam në Tiranë. Shtëpia ime ndodhet
në mes të shtëpive të vëllezërve
dhe kushërinjve të mi. Nuk kam
pasur me askënd përplasje, as
unë dhe as fëmijët e mi. Hedhja e
lëndës plasëse këtu mund të konsiderohet
nga ne si një objektiv i
gabuar", shprehet Toska. Zyrtarisht,
Drejtoria e Policisë së Fierit
deklaron se po punon për gjetjen
e autorëve. Policia e ka të vështirë
në fakt të inskenojë ngjarjen, por
paraprakisht ka pohuar se lënda
shpërthyese mund të jetë hedhur
nga ndonjë makinë apo motor, që
më pas është larguar lehtësisht
nga rrugët e lagjeve. Pas ngritjes
së postblloqeve, policia nuk ka
parë asnjë mjet të dyshimtë nga
mund të jetë hedhur tritoli. Edhe
disa orë pas shpërthimit, policia
nuk ka nxjerrë autorë, por ka
thënë se po punohet me trajtimin
e shumë familjeve të tjera të lagjes
"15 Tetori" me qëllim gjetjen mes
tyre të ndonjë shkaku, i cili mund
të ketë sjellë këtë ngatërresë, duke
gabuar me autorët e hedhjes së
lëndës shpërthyese.
tronditur lagjen "15 Tetori" të
qytetit të Fierit mesnatën e kaluar.
Sasia e lëndës shpërthyese, është
hedhur në oborrin e një shtëpie
private. Fatmirësisht shpërthimi
ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia po punon për gjetjen
e autorëve, ndërkohë që deklaron
se lënda shpërthyese mund të
ketë pasur një objektiv tjetër dhe
jo banesën ku është hedhur, që
i përket një mësuesi pensionist.
Kur akrepat kanë shënuar pak
pas mesnatës së shtunë, duke
aguar e diela, një shpërthim i fuqishëm
është dëgjuar në banesën
e shtetasit Kozma Toska, e cila
ndodhet shumë pranë shkollës
9-vjeçare "Mark Dashi", në
lagjen "15 Tetori" të qytetit të
Fierit. Mësohet se në banesën
ku shpërtheu lënda plasëse ishte
vetëm Kozma Toska dhe bashkëshortja
e tij. Të dy bashkëshortët
që janë në pension tashmë, të
terrorizuar nga zhurma e dëgjuar
shumë pranë dhomës së gjumit
të tyre nuk kanë lëvizur si fi llim.
Më pas ata kanë dalë në derën
kryesore të shtëpisë, e cila ishte
dëmtuar. "Dëgjova jo vetëm zhurmën
e shpërthimit, por edhe të
xhamave dhe tullave, e kjo me
frikësoi shumë. Dola në derë dhe
pashë gjithçka të përmbysur",
tregon Kozma Toska për gazetën
"Shqip". Më pas i moshuari, që dikur
ka qenë mësues, tregon se nuk
mendoi që ishte lëndë plasëse ajo
që kishte shkaktuar katrahurën
në shtëpi dhe në oborr, por ka
qenë policia ajo që i ka deklaruar
këtë pas mbërritjes në shtëpinë
e tij. Toska vijon duke thënë se:
"Njoftova policinë, ndërkohë që
edhe fqinjët si shkak i zhurmës
erdhën menjëherë për t‘u interesuar
lidhur për atë që kishte
ndodhur. Lulet e oborrit, xhamat e
dritareve, suvaja e murit, si dhe një
pjesë e madhe e murit të shtëpisë
është dëmtuar dhe gjendej në
shesh. Dëme kemi pasur edhe në
orendi të shtëpisë, të cilat janë
rrëzuar dhe janë thyer si shkak i
shpërthimit".
Policia, e mbërritur në vendin
e ngjarjes, ka rrethuar zonën, si
dhe ka ngritur postblloqe në të
gjitha hyrjet dhe daljet e lagjes
në fjalë, e cila lidhet me qytetin
me anën e ish-unazës së vjetër.
Policia ka regjistruar në raportin e
ngjarjes të gjitha dëshmitë e marra
nga të dëmtuarit e fqinjët, si dhe
një mostër të lëndës plasëse, që
e ka marrë në cilësinë e provës
materiale dhe e ka dërguar në
Institutin e Kriminalistikës në
Tiranë për ekspertiza të mëtejshme.
Sipas policisë, sasia e lëndës
plasëse ishte afro 200 gramë dhe
mendohet se ka qenë e llojit tritol,
megjithatë është përgjigjja e
ekspertëve të specializuar ajo që do
të vërtetojë gjithçka. Të moshuarit
mësohet se kanë thënë se nuk kanë
konfl ikte me asnjeri. Ndërsa për
gazetën "Shqip", Kozma Toska ka
shtuar se ka tre fëmijë të martuar.
"Dy i kam në emigracion dhe një e
kam në Tiranë. Shtëpia ime ndodhet
në mes të shtëpive të vëllezërve
dhe kushërinjve të mi. Nuk kam
pasur me askënd përplasje, as
unë dhe as fëmijët e mi. Hedhja e
lëndës plasëse këtu mund të konsiderohet
nga ne si një objektiv i
gabuar", shprehet Toska. Zyrtarisht,
Drejtoria e Policisë së Fierit
deklaron se po punon për gjetjen
e autorëve. Policia e ka të vështirë
në fakt të inskenojë ngjarjen, por
paraprakisht ka pohuar se lënda
shpërthyese mund të jetë hedhur
nga ndonjë makinë apo motor, që
më pas është larguar lehtësisht
nga rrugët e lagjeve. Pas ngritjes
së postblloqeve, policia nuk ka
parë asnjë mjet të dyshimtë nga
mund të jetë hedhur tritoli. Edhe
disa orë pas shpërthimit, policia
nuk ka nxjerrë autorë, por ka
thënë se po punohet me trajtimin
e shumë familjeve të tjera të lagjes
"15 Tetori" me qëllim gjetjen mes
tyre të ndonjë shkaku, i cili mund
të ketë sjellë këtë ngatërresë, duke
gabuar me autorët e hedhjes së
lëndës shpërthyese.