Ish-deputeti i PD-së, Preç Zogaj, pritet të bashkohet me PDK-në e Ndokës
Zogaj u largua nga PD-ja gjatë fushatës zgjedhore të qershorit. Ecejaket e themeluesit të PD-së në parti të ndryshme politike
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Preç Zogaj, pritet t’i bashkohet Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. Burime informacioni bënë të ditur se një ndër themeluesit e Partisë Demokratike do të kalojë me Partinë Demokristiane duke marrë dhe poste drejtuese në strukturat politike të kësaj partie. Sipas burimeve, ish-deputeti Zogaj ka zhvilluar gjatë kësaj periudhë disa takime me kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Sipas informacioneve, gjatë këtyre takimeve të dy ish-deputetët e PD-së kanë biseduar gjatë për mënyrën e bashkëpunimit, për përfshirjen e Zogajt në strukturat politikëbërëse dhe vendimmarrëse të PDK-së, si dhe për qëndrimet politike që do të mbajë kjo parti me çështje të rëndësishme, siç janë njohja e zgjedhjeve të 28 qershorit, hetimi i zgjedhjeve, ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe bashkëpunimi me parti të ndryshme, të djathta apo të majta.
Largimet
Preç Zogaj është një ndër themeluesit e Partisë Demokratike që në ditët e para të krijimit të saj. Por, historia e tij me PD-në mund të përshkruhet si një ecejake gjatë këtyre viteve për shkak të largimeve të bujshme dhe afrimeve të bujshme. Që nga viti 1990, me krijimin e PD-së dhe gjatë gjithë periudhës pluraliste, Preç Zogaj mund të cilësohet si deputeti që ka ndërruar më shumë parti. Fillimisht ai u anëtarësia në Partinë Demokratike, por qëndrimi i tij në këtë parti nuk zgjati shumë, pasi në vjeshtën e vitit 1992, kur shënohet historia e parë largimeve nga kampi blu, në listën e të larguarve bënte pjesë edhe Preç Zogaj. Në listën e grupit të mocionistëve u renditën emra të spikatur të asaj kohe, si Neritan Ceka, Arben Imami, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Teodor Keko, Arben Demeti dhe Perikli Teta. Qëllimi i largimit të Zogajt dhe grupit ishte mungesa e lirive brenda partisë, mospranimi i mendimit ndryshe dhe mungesa e konkurrencës së lirë, pengesa e fjalës së lirë dhe përplasjet e njëpasnjëshme me kryetarin e Partisë Demokratike. Pikërisht ky grup krijoi Partinë Aleanca Demokratike, me kryetar Neritan Cekën. Por edhe në këtë parti Zogaj nuk qëndroi gjatë, duke u rikthyer sërish në gjirin e Partisë Demokratike. Bashkimi i tij me PD-në u realizua gjatë fushatës së 2005-s, kur në PD u duk se fryu një erë ndryshe, me krijimin e KOP-it dhe me afrimin e të larguarve. Gjatë kësaj fushate, PD-së, përveç Zogajt, iu afruan Genc Ruli, Arben Imami, Ferdinand Xhaferaj dhe Leonard Demi. Gjatë katër viteve të qeverisës së PD-së, gjatë mandatit të kaluar, Zogaj mbajti një post të rëndësishëm parlamentar, atë të kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme. Por, gjatë gjithë kësaj periudhe, ai ka qenë një zë kritik ndaj vendimeve arbitrare të qeverisë. Pikërisht për këtë arsye u piketua edhe vendi i tij në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së. Në fushatën e zgjedhjeve të 28 qershorit, kryetari i PD-së e vendosi Zogajn në fund të listës së deputetëve në qarkun e Shkodrës, në një kohë kur Zogaj ishte deputet në disa legjislatura në qarkun e Lezhës. Zogaj nuk e pranoi këtë vendim të Kryesisë së PD-së dhe për arsye teknike u bashkua me partinë e Spartak Ngjelës, duke kandiduar në qarkun e Lezhës. Në zgjedhjet e 28 qershorit Preç Zogaj nuk arriti të fitonte nën siglën e PLD-së. Duket se bashkëpunimi me Ngjelën ishte vetëm një zgjidhje e momentit në mënyrë që të kishte mundësi për të kandiduar. Tani duket se Zogaj po mendon seriozisht bashkëpunimin afatgjatë me PDK-në e Nard Ndokës, e cila është një parti e strukturuar në të gjitha nivelet e saj dhe gëzon mbështetje në qarkun e Lezhës.
1 Tetor 2009