Tostern Fink, trajneri i ri i Hamburgut
Torsten Fink është emëruar trajner i ri i Hamburgut, ka njoftuar klubi nga Bundesliga të enjten. Ish-mesfushori i Bajern Mynihut, Fink kthehet në Gjermani pas largimit nga Inglstadt 04 për në klubin zviceran Bazel dy vite më parë. Fink, 43 vjeç, përforcoi reputacionin e tij në Zvicër duke udhëhequr Baselin drejt titujve të njëpasnjëshëm në superligë dhe barazimit 3-3 me Mançester Unitedin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve muajin e kaluar. Hamburgu ka qenë pa trajner pas shkarkimit të Mikael Oeningut.