E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje bandash, dy shqiptarë vriten në Amsterdam

AMSTERDAM - Një përplasje me armë ka ndodhur në Rivierenbuurt të periferi të kryeqytetit të Hollandës, Amsterdam, të hënën të darkë. Për pasojë dy persona me kombësi shqiptare kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, njëri shqiptar dhe tjetri italian. Sipas policisë, ngjarja ndodhi nga përplasja e dy bandave rivale në këtë zonë.

Të katër viktimat kanë qenë të armatosur. Policia mbërriti në ndërtesën ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit dhe gjeti njërin prej të plagosurve duke u zvarritur në dysheme para portës, dy të vdekur dhe një të plagosur tjetër brenda në ndërtesë.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se kanë parë disa afrikanë (për nga ngjyra) që kanë hypur në makinë dhe kanë ikur me shpejtësi direkt pasi janë dëgjuar të shtënat në ndërtesë.

Policia ende nuk ka bërë të ditur emrat e viktimave vetëm tregon se ato ishin të huaj, dy shqiptarë të vrarë dhe një shqiptar dhe një italian të plagosur. Të dhënat janë të rezervuara për shkak të hetimeve.
/deutchnews.nt/



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›