E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-gazetari i RTSH-së Agron çobani publikon librin "Ju flet Tirana"

"Ju flet Tirana" është analiza e 70 vjetëve profesion të ish gazetarit dhe drejtuesit të RTSH Agron çobani nga shtëpia botuese Toena. Jashtë objektit qendror të përjetimeve dhe përvojave autori me një sy tjetër në kohë dedukton mbi vrasjen e ish kryeministrit Mehmet Shehu.
Si kronist i politikës së kohës pranë udhëheqjes, zoti Cobani fortëson linjën e vetëvrasjes së paramenduar të kryeministrit dhe të detyruar nga Byroja Politike.
Autori rrëfen mbi ndërtimin e Radio Tiranës, mbi festivalin e 11 -të , vlerëson objektivisht defektet e sotme të drejtimit të RTSH si dhe sjell fakte e këndvështrime të reja mbi masakrën e elitës dhe vlerave intelektuale në Shqipëri gjatë sistemit komunist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›