Rama në Berat, 400 të rinj anëtarësohen në PS

Foto Ilustruese
BERAT- Rreth 400 të rinj, siç tha kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama kanë kapërcyer sot pragun e partisë më të madhe opozitare. Kreu socialist njoftoi nepermjet Twiterit, për të rinjtë nga Berati që kanë marrë teserat e Partisë Socialiste.
400 anëtare të rinj në Berat mes një entuziazmi të shëndetshëm që qytet pas qyteti po kontaminon gjithë Partinë Socialiste.- shkruan Rama.
Rama ka rinsur takimet me të rinjtë në qytetet e vendit, menjëherë pas kthimit të tij nga një vizitë disa ditore në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Kryesocialisti ka njoftuar gjithashtu se nesër ai do të takohet me të rinj të Korçës dhe Pogradecit.