E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule përgëzon Shqipërinë për Planin e Veprimit drejtë BE

Stefan Fule

Stefan Fule, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë ka përshëndetur miratimin e Planit të Veprimit për integrimin në Bashkimin Europian, plan të cilin kryeministri Berisha ia dorëzoi Drejtorit për Zgjerimin Stefano Sanino.

Urime Shqipërisë për adoptimin e Planit të Veprimit. Një punë e përbashkët mes qeverisë dhe opozitës, shkruan Fule në profilin e tij në Tuiter.

Postimi në Tuiter

Shqipërisë iu përcaktuan 12 prioritete nga Komisioni Evropian në progres-raportin e vitit 2010. Vendi ynë ka aplikuar për marrjen e statusit kandidat në 28 prill 2009 por ende është shumë larg dritës jeshile për anëtarësim në BE.

Prestigjiozja britanike The Economist vlerëson se ka pak shanse që statusi kandidat të merret deri në fund të vitit 2013-të. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›