E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama të rinjve në Berat: PS dhe politika ka nevojë për ju

Kreu i opozitës kërkon rrëzimin e qeverisjes për një Rilindje Shqiptare dhe për një të ardhmë më të mirë.
 

Ndalesa e radhës e kryesocialistit Rama ka qenë qyteti i Beratit, ku u ka bërë thirrje të rinjve që të angazhohen në politikë, pasi sipas tij pa ndryshuar atë, asgjë nuk ndryshon.
 

Sipas Ramës bashkimi me Partinë Socialiste është mundësia për një punësim real dhe për shërbime publike më të mira.
Kreu i selisë rozë shpërndau kartat e anëtarësimit për 400 të rinj, të cilët iu bashkuan Partisë Socialiste.

Takimin në Berat, Rama e ka komentuar dhe në rrjetin social Twitter, ku shkruan:
“400 anetare te rinj ne Berat mes nje entuziazmi te shendetshem qe qytet pas qyteti po kontaminon gjithe Partine Socialiste.Neser ne KO e PG”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›