Jazzeti: Në 30 vjet karrierë, s'kam parë si studio e Tv Klan
Force dhe elegance, dinamizem dhe shkelqim do te percjelle super-produksioni i TV Kombetar Klan, "X-Factor Albania". Te gjitha permblidhen ne ate cfare njihet si ndricimi i ketij show gjigant i cili do te ngjizet ne nje studio gjigante, nga me te medhate, ku jane shfaqur produksione te kesaj patente. Ndaj dhe producentet, nuk kishin sesi edhe pas ketij elementi me potence, sic eshte ndricimi te mos ofronin nje prej emra te medhenj te kesaj fushe. Marcello Jazzeti, drejtori i fotografise se "X Factor Italia", do te jete, tashme drejtori i fotografise se "X-Factor Albania". Nje njeri me nje karriere te gjate, te pakten 26 vite si drejtor i fotografise ne teater, aty ku ngjizet ndricimi i vertete, aty ku skena vendos filtrat televizive. Jazzeti bashkepunon dhe me nje prej platformave me te njohura dixhitale Italiane, Sky e njohur per cilesine e jashtezakonshme te figures. Ajo cfare e mahnit me shume mjeshtrin e ndricimit eshte dimensioni i skenes, surprize per nga permasat. I pyetur nga Tv Klan drejtori i fotografise se "X-Factor Albania", Marcello Jazzeti tha se "Kjo eshte nje studio vertete e madhe dhe e bukur, nga eksperienca ime, me e madhja ne te cilen me eshte dashur te punoj. Madhesia eshte nje vlere e shtuar, eshte nje beteje per ne, eshte vertet e jashtezakonshme". Me tej ai rrefen se do te punohet me ndricimin ne cdo elemente te programit, nga kengetari, tek kenga, publiku e te gjithe bashke per te transmetuar nje prej programeve me te jashtezakonshem televizive. Drejtori i fotografise, flet per ndricim te personalizuar te cdo personazhi, qe do te percjelle zjarrin e skenes, tek publiku, te gjithe do te ndihen aty.
"Ne do te punojme mbi cdo kengetar, kenge, cdo personazh do te kete dizenjon e tij, forcen dhe energjine e tij. Pra, do te sjellim live, personazhin e tij. Shfaqja ka shume elemente, jurine, kengetaret, prezantuesen, te cilen pata fatin ta njoh. Eshte nje prezantuese shume e zonja dhe e jashtezakonshme. Do te jete nje show i kompletuar dhe do te kete shume entuziazem". Kjo skene do te jape nje show te madh, kjo skene i perqafon te gjithe, do te jete e forte dhe elegante njekohesisht. E gjitha kjo verifikohet lehtesisht ne terren, aty ku po punohet pa pushim per produksionin e madh. Me modesti Z. Jazzeti thote se, "X-Factor Albania" ka te gjitha mundesite te ofroje me shume edhe se "X-Factor Italia", per te cilen suksesi eshte nje fakt lehtesisht i verifikueshem. Nderkohe, kur flitet per entuziazem, ekspertet e ndricimit do te gjuajne ate tek publiku, per ta percjelle ate live tek telespektatoret. Kjo skene dhe kjo skenografi sic thote drejtori i fotografise do ti jape mundesi publikut te jete pjese e integruar e show-t, do te jene protagoniste ne momentet me te rendesishme te tij. Fal ndricimit profesional, do te mund te prekesh live ne nje transmetim HD, nxehtesine dhe shkelqimin e nje super-produksioni qe shfaqet per here te pare ne Shqiperi.