Thaci: 4 vitet e pavaresise, hapa konkret drejt BE
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ne 4 vjetorin e pavaresise e ka cilesuar kete akt si nje mrekulli per shqiptaret dhe ngjarjen me te rendesishme per popullin e Kosoves. Ne nje interviste dhene dje gazetarit Blendi Fevziu ne emisionin "Opinion", qe mbremjen e djeshme ishte zhvendosur ne Prishtine, Thaci ka folur per proceset qe kane ndodhur ne Kosove gjate 4 viteve te fundit, por edhe per sfidat qe e presin kete vend ne integrimin e tij ne BE dhe ne NATO. "Duhet te jemi realist dhe korrekt me zhvillimet politike ne rajon dhe ne Europe. Pavaresia e Kosoves u kurorezua pas perpjekjeve 1 shekullore per clirim. Qytetaret e Kosoves kane bere perpjekje te njepasnjeshme. Viti 1990 ishte vite i ktheses dhe organizimit te nje levizje qytetare. Me pavaresine e Kosoves ka ndodhur mrekullia per shqiptaret. Kufijte me gjemba qe ishin dikur mes Shqiperise dhe Kosoves, tashme po zevendesohen me autostrada", tha dje Thaci. Duke folur per pavaresine, Thaci u shpreh se kjo feste sjell entuziazem tek te gjithe shqiptaret. "Te gjithe shqiptaret jane te gezuar festen e pavaresise se Kosoves. Eshte data me kulmore ne historine e Kosoves", tha ai. Ai ka theksuar se jane perpjekjet e disa brezave dhe njerezve qe dhane dhe jeten per "clirimin e vendit dhe per pavaresine e Kosoves". Duke folur per perpjekjet qe jane bere per pavaresine, Thaci ka theksuar se rol vendimtar dhe te padiskutueshem ne kete ceshtje ka pasur dhe faktori nderkombetare. Ai ka folur dhe per arritjet dhe reformat e bera gjate 4 viteve. "Ne kater vjetorin e shenimit te Dites se Pavaresise, Kosova eshte shtet edhe me i konsoliduar, me institucione stabile dhe efektive me qeverisje te mire, sundim te rendit dhe ligjit, si dhe respektim afirmativ te komuniteteve. Republika e Kosoves eshte e njohur nga 87 shtete te botes, dhe ka hapur procesin e dialogut per liberalizimin e vizave, duke bere hapa konkret ne perspektiven e integrimeve evropiane", u shpreh Thaci.
Kryeministri i Kosoves ka folur dhe per rendesine qe kane investime dhe projektet rrugore mes dy vendeve. Ai eshte ndalur ne ndertimin e autostrades qe do lidh Kosoven me rrugen Durres-Kukes, duke theksuar se gjate ketij viti ajo do te jete gati. I pyetur ne lidhje me tezat per bashkim trojesh, Thaci u shpreh se keto nuk jane realiste dhe Shqiperia dhe Kosova kane aspirata integrimin ne Bashkimin Europian. Kryeministri i Kosoves ka folur dhe per situaten ne Mitrovice, duke theksuar se institucionet kosovare jane te vendosura per zbatimin e ligjit. Nga ana tjeter, ai ka komentuar dhe tezen e ndarjes se Kosoves, duke theksuar se eshte dicka e papranueshme dhe larg zhvillimeve te pritshme. Kryeministri i Kosoves, ka folur dhe per situaten politike ne vend pas 4 vitesh pavaresi. Ai eshte ndalur ne kritikat dhe qendrimin e Levizjes Vetevendosje, duke i cilesuar ato te papershtatshme dhe ndonje here te demshme ndaj interesave te vendit.