E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libianët shënojnë sot 1 vjetorin e kryengritjes

BENGAZI- Libianët shënojnë sot 1 vjetorin e kryengritjes që coi në rrëzimin nga pushteti të kolonel Muamar Gadaffit pas një sundimi më shumë se 40-vjeçar. Festimet janë planifikuar në të gjithë qytetet e Libisë, ndërsa prej disa ditësh ato po mbahen në qytetin simbol të rezistencës, Bengazi.

Por, organizimet për një vjetorin e kryengritjes mbahen në një kohë, kur Libia është mbërthyer nga frika e paqëndrueshmërisë. Kryeministri i përkohshëm i Libisë, Mustafa Abdull XhaliIi u zotua se do reagonte ashpër ndaj cdokujt që cënonte sigurinë kombëtare gjatë festimeve të së premtes.
17 shkurti shënon për Libinë një vit nga demonstratat kundër kolonel Gadaffit, ndërsa ky i fundit u vra më 20 tetor në qytetin e tij te lindjes Sirte.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›