Ish-komandanti i Forcave të Bashkuara tërheq padinë
23/04/2009 Kishte kërkuar të shfuqizohej vendimi i Presidentit për shkarkimin e tij
Ish-Komandanti i Forcave të Bashkuara, Shpëtim Spahiu, i shkarkuar me urdhër të Presidentit të Republikës, tërheq padinë në gjykatë. Vetëm pak ditë, pasi Presidenti, Bamir Topi, firmosi shkarkimin e tij nga detyra e komandantit të Forcave të Bashkuara, Shpëtim Spahiu iu drejtua gjykatës me një padi për shfuqizimin e vendimit. Gjykata pasi mori në dorë kërkesën e Spahiut e hodhi në short, por nuk arriti ta shqyrtonte. Vet personi i prekur nga dekreti i Presidentit Bamir Topi e ka tërhequr padinë para se gjykata të dilte me një vendim pro ose kundër. Spahiu është shprehur se beson se e ka shqyrtuar pozicionin e tij dhe me këtë padi nuk do të ndryshonte asgjë nga sa është bërë deri tani. Gjithashtu ai ka besuar se dekreti i Presidentit për shkarkimin e tij nuk do të ndryshohej. Shpëtim Spahiu ka qenë në detyrën e komandantit të Forcave të Bashkuara dhe u shkarkua pas ngjarjes së 15 marsit të një viti më parë në Gërdec. Ndërsa ka shpjeguar si në Prokurori edhe në media disa herë se nuk ka qenë e drejta e tij dhënia e urdhrave për ndërtimin e fabrikave që përdoreshin për demontimin e armëve dhe fishekëve. Spahiu është marrë në pyetje edhe nga organi i akuzës për një gjë të tillë. Ai është shprehur se urdhrat janë lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes. Ndërsa është shprehur se nuk ka qenë dakord me vendin e përzgjedhur për demontim dhe ka kundërshtuar urdhrin. Por vërejtjet e bëra nga Spahiu nuk janë marr në konsideratë në atë kohë, duke bërë që Komanda e Forcave të Bashkuara të lidhë kontratë me firmën e kontaktuar për demontim dhe më pas kalimin e kapitalit tek kompania MEICO. Sipas Shpëtim Spahiut, Komanda e Forcave të Bashkuara lidhet me Gërdecin vetëm me dhënien me qira të tokës në të cilën u ngrit fabrika. Urdhri i parë i ministrit të Mbrojtjes përcakton se Komanda e Forcave të Bashkuara të japë me qira dhe të lejojë ndërtimin e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Gërdeci ishte një pronë në administrimin të Forcave të Bashkuara dhe janë 800 të tilla.