Mashtrime dhe akte sharlatanizmi të paprecedent
23/04/2009 Kryeministri Berisha mban qëndrim të ashpër ndaj opozitës për kartat
“Ata që spekulojnë, mashtrojnë si ordinerë qytetarët”
Kreu i qeverisë ka deklaruar dje se procesi i aplikimit për kartat e reja të identitetit po ecën me ritme të shpejta dhe se gjatë 2-3 ditëve të fundit janë ndërmarrë dy hapa shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Berisha konsideroi se masat e qeverisë kanë qenë jashtëzakonisht të efektshme dhe numri i personave që kanë aplikuar kanë arritur në 17 mijë në ditë dhe tendenca është të shkohet drejt 20 mijë aplikime në ditë, ndërkohë që kompania e prodhimit të kartave ka hapur 58 qendra të reja aplikimi më shumë,sesa ishte parashikuar në kontratë. Duke folur para trupës ministrore, Kryeministri Berisha vlerësoi si spekulime primitive dhe mashtrim ndaj qytetarëve qëndrimet e mbajtura nga përfaqësues të opozitës ndaj këtij procesi, të cilët e konsiderojnë “taksë e votës” çmimin e letërnjoftimit. “Ata që spekulojnë me të ashtuquajturën “taksë vote” bëjnë një akt sharlatanizmi të paprecedent dhe përpiqen të mashtrojnë si ordinerë qytetarët. Çmimi i saj nuk ka qenë kurrë çmimi i prodhimit të mallit. Çmimi i prodhimit të mallit bazohet mbi koston dhe ka mënyrën e tij të llogaritjes”, - ka deklaruar Kryeministri Berisha. Ai ka theksuar se qeveria jo vetëm nuk ka vendosur taksë mbi çmimin e prodhimit, por ka paguar në masën 80 deri 100 për qind të çmimit të saj për rreth 700 mijë qytetarë dhe merr nga 200 lekë deri falas. Berisha u shpreh se opozita përmes deklaratave të saj po përpiqet të mashtrojë qytetarët. “Çfarë mund t’u thuash qytetarëve që i kanë blerë pasaportat me çmimin 5 mijë lekë, dhe nuk janë një apo dy, por 2 milionë shqiptarë dhe këtë çmim e kemi gjetur nga qeveria socialiste. Apo për certifikatat me fotografi. Ndaj ky është një spekulim shumë primitiv”, - deklaroi shefi i ekzekutivit. Gjatë mbledhjes së djeshme Këshilli i Ministrave ka miratuar subvencionimin e transportit për shtetasit që ndodhen në komuna me distancë të largët nga qendra e aplikimit për pajisjen e tyre me letërnjoftimin elektronik. Kryeministri Berisha ka theksuar se qeveria do të paguajë transportin e të gjithë atyre shtetasve në komunat dhe fshatrat e tyre që janë larg qendrave të aplikimit. Sipas tij, kjo do të aplikohet jo vetëm për këto komuna, por edhe për fshatrat e një komune që ndodhet larg këtyre qendrave.