Prokuroria nuk pranon amnistinë e mashtruesit Kejdi Kote
23/04/2009 Pretendon se është harruar në burg
Prokuroria e Tiranës kundërshtoi dje kërkesën e bërë nga supermashtruesi Kejdi Kote për të përfituar nga amnistia e dhënë në vitin 2007. Pasi i është rrëzuar një herë një kërkesë e tillë, Kejdi Kote e ripërsërit duke arsyetuar se e kanë harruar në qeli dhe nuk po kujtohet njeri për të. Ka qenë gjyqtari Martin Deda ai që i ka rrëzuar kërkesën Kotes duke thënë se është e paargumentuar në ligj. Sipas akuzës, Kote nuk përfiton nga amnistia edhe pse disa herë ka fituar ulje dënimi dhe ka marr karakteristika për sjellje të mirë në burg. Kote kërkoi të përfitoi nga amnistia për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Nisur nga fakti se ai tashmë ka kryer pjesën më të madhe të dënimit, si dhe ka përfituar ulje të dënimit për sjellje të mirë, ishte llogaritur, duke përfituar nga amnistia ai do të mund të fitonte lirinë. Në vitin 2000, Kejdi Kote, atëherë 25-vjeçar, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të ndryshme dhe mashtrimit, arriti të grabiste 20 milionë lekë në bankën e kursimeve në kryeqytet. Gjithçka ndodhi brenda pak ditësh, në një nga agjencitë e bankës së kursimeve që ndodhej në bulevardin "Zogu I" në kryeqytet. Pas zbulimit të ngjarjes, ai u fsheh për një farë kohe në mënyrë shumë spektakolare policisë, por më pas ra në pranga dhe gjykata e dënoi me 11 vjet heqje lirie. Aktualisht ai ndodhet në burgun e Vaqarit, ku duket se do të qëndrojë deri në fund të dënimit.