E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët trillojnë kundër Jozefina Topallit

23/04/2009  Reagimi i PD-së

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli ka reaguar ndaj deklaratën së homologes së saj socialiste Mimi Kodheli, e cila kishte sulmuar Kryetaren e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e PD-së, Jozefina Topalli. Sipas Kodhelit, Topalli në takimet e saj elektorale po i kthen fëmijët në mitingashë. “Të vjen me të vërtetë keq, është e dhimbshme kur sheh këtë zonjë se si detyrohet nga Rama të përsërisë shpifjet dhe trillimet e tij. Vetëm pak ditë më parë Rama e nxori për trillimin e radhës zonjën Kodheli, që ndërron emrin çdo dekadë, kundër zonjës Topalli për centralin bërthamor në Shkodër, të trilluar e shpikur nga vetë ai, ndërsa ajo sulmon takimin në Krujë”, - ka thënë Mëhilli. Për zëdhënësen e PD-së kryeparlamentarja dhe nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli ka ndërmarrë 2 vitet e fundit turin më të madh të takimeve me gratë për të diskutuar problematikën e tyre si dhe rolin e tyre në shoqëri. “Në vend që si grua ta përshëndesë këtë tur, zonja Kodheli bëhet tellall i një njeriu qëndrimet brutale e të cilit ndaj grave i njeh tashmë e gjithë Shqipëria”, - ka thënë në reagimin e saj zëdhënësja demokrate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›