E Diel, 1 Nëntor 2026

Autopsia e biznesmenit, shkaku i vdekjes pritet të dalë javën që vjen

Nga të dhënat e para është përcaktuar se është vrarë dhe më pas është djegur, por autopsia përfundimtare e biznesmenit Genci Habazaj do të dalë në javën që vjen. Burime të sigurta nga Instituti i Mjekësisë Ligjore bënë të ditur se janë marrë të gjitha mostrat e duhura nga trupi i 39-vjeçarit dhe po bëhen të gjitha verifikimet e duhura dhe të imtësishme për të nxjerr me ekzaktësi nga se ka vdekur Genci Habazaj. Burimet pohojnë se janë duke u bërë analizat toksikologjike për të përjashtuar mundësin e ndonjë helmimi dhe rezultat përfundimtarë do ta tregojnë atë. Ndërkohë nga verifikimet e parë të bëra nga mjekët e mjekësisë ligjore mësohte se në trupin e biznesmenti ka pasur shënja dhune. Ndërsa burime nga policia bënë të ditur se hetimet për vrasjen e tij po vazhdojnë me imtësi. Kështu veç pistave të gritura si ajo e dyshimit të implikimit të tij në ndonjë trafik drogë, hasmëri të vjetra, nuk bënë përjshtim as ndonjë vrasje me pagesë. Të gjitha këto hipteza të hedhura në dosjen e hapur të vrasjes së biznesmnit nga Vlora do të verifikohen nga oficerë të policisë gjyqësore për të arritur në zbardhjen e kësja vrasjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›