E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kreu i Bankës Qendrore para anëtarëve të Kongresit për krizën financiare

Ish-kreu i Bankës Qendrore, Alan Grinspan, e quajti krizën aktuale financiare një "cunami kredish që ndodh vetëm një herë në 100 vjet”. Ai e bëri këtë koment gjatë një dëshmie në njërën prej seancave të Kongresit që po mbahen për të zbuluar shkaqet e krizës financiare dhe për të parandaluar përsëritjen e saj.

Zoti Grinspan e drejtoi Bankën Qendrore për mbi 18 vjet dhe në përgjithësi ishte kundër rregullave më të forta ndaj shërbimeve financiare. Por tani ai thotë ka ardhur koha për një kontroll më të fortë ndaj kompanive të financave dhe parashikon një rritje të konsiderueshme të papunësisë.

Ndërkohë, kreu i programit prej 700 miliardë dollarësh për daljen nga kriza financiare tha në një seance të Senatit se administrata ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në organizimin e punës. Neel Kashari tha gjithashtu se ka tregjet kanë shfaqur shenja përmirësimi.

Rezultatet në bursat globale ishin sot të përziera.

Tregjet kryesore në Tokio, Seul dhe Hong Kong pësuan një rënie të thellë. Tregjet evropiane u mbyllën me rezultate të përziera. E njëjta situate ishte edhe në Shtetet e Bashkuara në orët e pasdites.

Investitorët mesa duket janë shkurajuar nga raportet për fitimet e disa korporatave të mëdha, që paraqisnin një tablo të zymtë. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›