Gjendet i vdekur 60-vjeçari, mister shkaqet
Autori i Lajmit: red.
Gjendet i vdekur në dhomën e ndenjies 60-vjeçari Agim Baraj. Trupi i pajetë është parë nga fqinjët e tij, të cilët kanë njoftuar Policinë e Vlorës. Burime nga uniformat blu, që kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, bëjnë të ditur se 60-vjeçari kishte humbur jetën 48 orë më parë. Ai jetonte prej disa kohësh i vetëm, pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja. Hetimet e para treguan se mbi trupin e viktimës nuk është ushtruar dhunë dhe dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën nga shkaqe natyrore. Por do të pritet ekzpertiza mjekoligjore për të nxjerrë shkakun përfundimtar të vdekjes së papritur të 60-vjeçarit.
Ngjarja
Është gjendur i pajetë në banesë nga fqinjët e tij një 60-vjeçar nga qyteti i Vlorës. Ai banonte i vetëm në një banesë njëkatëshe në lagjen “Pavarësia” të qytetit, pas divorcit nga bashkëshortja.
Burime nga policia bënë të ditur, pas ngjarjes, se 60-vjeçari jetonte vetëm në Vlorë prej kohësh. Prej dy ditësh askush nuk e kishte parë 60-vjeçarin, që ndonjëherë punonte si taksist, të dilte nga shtëpia. Kanë qenë fqinjët që kanë shkuar të marrin vesh se çfarë bënte dhe, pasi kanë parë makinën e tij të parkuar në oborr dhe dritën e dhomës së brendshme ndezur, kanë trokitur në derën e banesës, e cila ishte e mbyllur nga brenda.
Pas kësaj kanë parë nga xhami i dritares të shtrirë përtokë, përmbys trupin e tij.
Hetimet
Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shqyer derën e banesës, ku është gjetur trupi i pajetë i Barajt. Burime nga policia bënë të ditur se kishte ndërruar jetë më shumë se 48 orë nga koha kur është gjetur i vdekur. Menjëherë kanë nisur hetimet në lidhje me kushtet dhe rrethanat që sollën vdekjen e 60-vjeçarit. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Do të jetë ekspertiza mjekoligjore, e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 60-vjeçarit nga Vlora.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009