E Diel, 1 Nëntor 2026

Program të veçantë për varfërinë

Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka akuzuar Qeverinë se po e çon vendin drejt varfërimit të skajshëm. Sipas kryetarit të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto, Qeveria e ka thelluar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve. “Në katër muajt e fundit të qeverisjes se saj, kjo Qeveri nuk e di akoma se llogaritja e minimumit jetik bëhet me nivelet e çmimeve të para pesë viteve, pavarësisht nga rritja e tejskajshme e tyre. Kjo Qeveri nuk e di se varfëria absolute matet mbi bazën e një konsumi mujor për frymë më të ulët se 4.891 lekë, ndërkohë që pagesa mujore e ndihmës ekonomike të plotë për një familje në vitin 2008 ishte mesatarisht 3.120 lekë”, - tha ai. Haxhinasto shtoi se nuk ka dyshim tashmë asnjë shqiptar se qeveria e gjoja "shërbimeve dhe e shërbesave", pasi dështoi plotësisht me strategjitë e "kafshatës", po e mbyll mandatin si qeveria e varfërimit të shqiptarëve. Ai theksoi më tej se LSI ka përgatitur si një element themelor të programit të saj për qeverisjen e ardhshme bonusin jetik dhe punësimin jetik për shresat e varfra.

Ky lajm është publikuar: 04/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›