Ullishtet, projekt për të rritur fitimet e Ekzekutivit
Autori i Lajmit: red.
Çdo projekt i Qeverisë ka si qëllim përfitime personale. Ky pohim është bërë dje nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili në një deklaratë publike ka kundërshtuar projektin më të fundit të Ekzekutivit për mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ullinj. Edi Rama tha se me firmën e Kryeministrit janë dhënë me koncension me vlerën 1 euro, 1000 ha në zonën e Kavajës, vendim i marrë pa një studim dhe procedurë konkurrimi. “Ashtu si dhe në shumë raste të tjera, Kryeministri ka kurajon publike të deklarojë shifra marramendëse si kjo e 20 milionë ullinjve që do të mbjellë, ndërkohë që në të njëjtën mbledhje deklaron këtë shifër, Këshilli i Ministrave vendos t i akordojë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit një fond prej 15 milionë lekësh për të kryer një studim mbi ullirin, i cili të analizojë gjendjen aktuale të kësaj kulture dhe perspektivën e zhvillimit të saj. Pra, Kryeministri, pasi i ka paracaktuar vetë treguesit e një projekti të tillë, kaq të kushtueshëm, angazhon studiuesit thjesht për t i konfirmuar ato”, - tha Rama. Sipas kryesocialistit, edhe në këtë rast Kryeministri po vepron njëlloj si me rrugën Durrës-Kukës, për të cilën filloi ndërtimin pa projekt dhe pa përcaktuar vleftën e investimit, dhe më pas angazhoi projektuesit të hartojnë një projekt me vleftë mbi 1 miliard euro, por njëkohësisht të mundësojë edhe grabitjen e pashembullt, për të cilën kemi sot e gjithë ditën një ministër të Jashtëm që vjen vërdallë botës pa imunitet, me akuzën më të rëndë të mundshme, për korrupsion . Po të njëjtat interesa, tha Rama, fshihen edhe në një sërë projektesh të tjera si HEC-et e TEC-et, të cilat pas parullës "Shqipëria superfuqi energjetike", fshihen dhjetëra marrëveshje që janë pjesë e një skeme gjithnjë e më të qartë korrupsioni në përmasa kolosale. Duke përmendur të gjitha vendimet e Ekzekutivit, dhe shkeljet që janë bërë, sipas tij, Rama tha se pikërisht kjo është aryseja që ai nuk mbështet një projekt të tillë, as si kryetar Bashkie dhe as si kreu i opozitës apo si qytetar i thjeshtë. Ai i bëri thirrje Berishës të ndalojë këtë projekt.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009