Ish-pronarët e të përndjekurit nuk do të paguajnë më TVSH
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Qeveria shqiptare, e përfaqësuar nga ekspertët e Ministrisë së Financave, ka arritur që të marrë “ok-in” në Komisionin e Ekonomisë për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për “Tatimin mbi të ardhurat”, ku përjashtohen nga pagesa e TVSH-së ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë. Vlera e taksës mbi fitimin për këto kategori është aktualisht 10%, si për kthimin e tokës apo edhe për kompensimin financiar në të holla, po ashtu kjo vlen edhe për shpërblimet mujore apo vjetore monetare, që përfitojnë ish- të përndjekurit politikë. Komisioni i Ekonomisë ka votuar në unanimitet për përjashtimin, njëherë e përgjithmonë, nga tatimi mbi fitimin të këtyre dy kategorive, por edhe për shtetasit rezidentë në Shqipëri, ku hyjnë shqiptarë me pasaporta të huaja apo edhe të huaj, të cilët zotërojnë 25% të aksioneve në një kompani apo shoqëri aksionere. Kjo kategori, e cila sipas ligjit ekzistues mbi tatim-fitimin tatohej dy herë, një herë si shtetas i huaj dhe një herë si biznesmen apo pjesëtar me aksione në një shoqëri që ushtronte aktivitet në Shqipëri. Tashmë i hiqet një nga barrierat e tatimit, ajo e fitimit në bazë të aksioneve jo më pak se 25% të tyre në shoqërinë aksionere. Eksperti i Ministrisë së Financave, duke iu referuar relacionit dhe arsyeve për heqjen e tatimit për këto kategori nënvizoi se “së pari, ndryshimi ka të bëjë me referencat e të gjitha ligjeve ku ky ligj u referohet duke i zëvendësuar ato, që tashmë janë shfuqizuar me ligjet që janë në fuqi. Së dyti, synon njësimin e mënyrës së trajtimit të dividentëve, ndarjes së fitimi që shpërndahen nga shoqëritë rezidente për përfitues residentë. Po ashtu, ndryshimi i bërë në nenin 23 “Inventari” ka të bëjë me referencën në ligjin e ri për kontabilitetin si dhe me faktin se kur një shoqëri kryhet rivlerësim i inventarëve (ulje apo rritje të vlerës së tyre) ky rivlerësim nuk do të merret parasysh për efekt të llogaritjes së tatim-fitimit. Ndryshimi i bërë në nenin 26, “Pjesëmarrjet që përjashtohen nga tatimi mbi fitimin”, ka të bëjë me ligjin e mëparshëm që parashikonte një diferencim në përcaktimin e fitimit të tatueshëm të një personi rezident, sipas të cilit, nuk merreshin parasysh si të ardhura për efekt tatimi dividentët dhe ndarjet e fitimit, kur ato shpërndaheshin nga shoqëritë e ortakëritë rezidente dhe kur subjekti përfitues zotëronte një paketë aksionesh më pak se 25% të vlerës ose në numër të kapitalit apo të së drejtës së votës. Në ligj tatimi ishte i dyfishtë si për personat që zotëronin më pak se 25% të aksoneve dhe të drejtës së votës, si edhe atyre që zotëronin 25% të kapitalit fillestar, ku tatohej edhe dividenti, por edhe të ardhurat e tyre. Me këtë ndryshim shmanget tatimi i dyfishtë për subjektet përfituese rezidente të cilat zotërojnë më pak se 25% të kapitalit fillestar apo aksionar, që shpërndan dividentin. Ndërsa ndryshimet e fundit janë ato të dy kategorive, të ish- pronarëve dhe të përndjekurve politikë që përjashtohen përgjithmonë nga tatimi mbi fitimin, për sa i përket përfitimeve financiare apo kompensimit fizik, pra u hiqet pasi nuk ka kuptim 10% i TVSH-së”, përfundoi ekspertja e Ministrisë së Financave. Deputetët e Komisionit të Ekonomisë nuk kanë pasur kundërshti për sa u përket këtyre ndryshimeve të paraqitura nga qeveria dhe kategorive që përfshijnë ato, duke e miratuar dhe ia kaluan për votim Parlamentit, me qëllim hyrjen në fuqi të ndryshimeve të sipërpërmendura në fund të muajit shkurt.
Kategoritë që përjashtohen nga TVSH-ja
1.Ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat si rezultat i kompensimit financiar
2.Personat rezidentë, shpërndarja e fitimit kur ata janë pjesëtarë të shoqërive aksionere rezidente me më pak se 25%
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009