Taksa e infrastrukturës, qeveria ul normën në 0.1% për investimet
Autori i Lajmit: red.
Qeveria ka kaluar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, i cili miratoi me shumicë votash, mes debatesh të ashpra nga deputetët e opozitës dhe mazhorancës, ndryshimet në p/ligjin "Për taksat lokale". Në këtë projektligj të ri parashikohet ulja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për çdo investim të kryer, i cili kap shifrën nga 100 milionë euro deri në 1 miliard, në 0.1 % të vlerës së tij, kur më parë kjo taksë varionte nga 2-3 %, për gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe 2-4% për Tiranën. Konkretisht, këto taksa janë nga 1 deri në 3 % të vlerës së investimit, përjashtim bën vetëm Bashkia e Tiranës, ku kjo taksë varion nga 2-4 %. Ekspertë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës shpjeguan se vlera e këtyre taksave është vendosur duke mos pasur parasysh projektet e mëdha në infrastrukturë, siç janë ato në fushën e energjisë apo hidrocentralet. Sipas drejtorit të Zyrës Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Zamir Stefani, "vlera e këtyre projekteve është shumë e madhe që shkon deri në 1 miliard euro dhe aplikimi i këtyre taksave do të rriste koston e investimit". Ndërkohë, ai shtoi se “investitori në këto projekte paguan tërësisht koston e infrastrukturës, që bëhet e papërdorshme apo që dëmtohet. Ndryshimi qëndron në ligjin 96.92 “për taksat vendore”, në nenin 7 të këtij ligji jepen kufijtë e aplikimit të taksës që paguan çdo biznes apo investitor në bashkitë apo komunat, përpara marrjes së lejes së ndërtimit të investimit përkatës, dhe këta kufij, në bazë të ligjit ekzistues, janë nga 1-3% taksë mbi vlerën e investimit, dhe për Tiranën nga 2-4 %. Në këto dy vitet e fundit nga investitorët, duke marrë parasysh edhe shqetësimin e tyre, është vlerësuar si absurde kjo normë, ku për investime të tilla, që kalojnë deri në 1 miliard euro, siç është projekti i kaskadës së Devollit, që shkon deri në 300-400 milionë euro, Skavica, 600 milionë, një kufi i tillë i taksës është i palogjikshëm. Pra duhet që këta investitorë të derdhin në komunë 40 milionë euro për të marrë lejen e ndërtimit. Në këto kushte, u mendua nga Ministria e Ekonomisë dhe në bashkëpunim, në parim, edhe me Shoqatën e Bashkive dhe Komunave, të bëjmë propozimin për të ulur këtë normë, dhe për ta bërë për investime të tilla në 0.1% të vlerës, ku të përjashtohen kategoritë si më poshtë: projektet e infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve kombëtare, porteve, tuneleve, digave dhe parqeve industriale, HEC-ve dhe TEC-ve të ulet norma e taksës së infrastrukturës”, theksoi drejtori i Zyrës Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Zamir Stefani. Deputetja e PS-së dhe anëtare e Komisionit të Ekonomisë, Ermelinda Meksi, ka abstenuar për sa i përket votimit, duke propozuar për opozitën normën e 0.5% të taksës për infrastrukturën, pasi, sipas saj, vlera 0,1.% është shumë e ulët. Në të njëjtën linjë kanë referuar edhe dy deputetët e mazhorancës për zonat malore, Aleksandër Biberaj dhe Fatos Hoxha, të cilët kanë qenë të të njëjtit mendim me Meksin për nivelin e taksës që duhet të paguajnë investitorët e këtyre projekteve strategjike. Megjithatë, me shumicë votash projektligji i ndryshuar “Për taksat e qeverive vendore” dhe neni 27 i këtij projektligji është miratuar me ndyshimin e 0.1% taksë për investimet në kategoritë e sipërpërmendura.
Sigurimi i detyrueshëm në transport
Grupi i interesit kërkon të mos ndryshojë norma e shpërndarjes së fitimit
Komisioni i Ekonomisë diskutoi në një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Shoqërive të Sigurimit në vend, projektligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit", ku grupi i interesit kërkoi nga ky komision mostransferimin e modalitetit dhe ndryshimin e tij, të përcaktimit të përqindjes së fitimit në bazë të hapësirave që zënë në treg kompanitë e sigrimeve. P/ligji propozohet me qëllim përmirësimin e bazës ligjore të sigurimit të detyrueshëm. Ky zhvillim ligjor ndërmerret në një kohë kur tregu i sigurimeve ka avancuar me shpejtësi dhe kërkohen ndryshime ligjore në përgjigje të këtij zhvillimi, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare. Çdo pasagjer, në rast fatkeqësish në udhëtime, do të dëmshpërblehet nga agjencitë e sigurimit. Qeveria me projektligjin e ri ka parashikuar sanksione të reja për sigurimin e udhëtarëve, që duhet të realizohet dhe nga ana e pronarëve të përdoruesit të mjeteve motorike. Pronarët e mjeteve të transportit publik të pasagjerëve janë të detyruar të lidhin kontratë për sigurimin e aksidenteve të pasagjerëve në transportin publik. Minimumi i shumës së siguruar si detyrim i një shoqërie në kontratën e sigurimit, është 2 milionë lekë. Kjo përfshihet për çdo pasagjer të mbuluar nga kontrata e sigurimit në rast vdekjeje. Ndërsa minimumi i shumës së siguruar për çdo pasagjer në rast të paaftësisë së përhershme është 4 milionë lekë. Në nenin 20 të këtij drafti, theksohet se pasagjeri i përfshirë në një aksident ose përfituesi në rast kur pasagjeri vdes, ka të drejtë sipas kushteve të kontratës së sigurimit, të kërkojë që shoqëria e sigurimit, me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit, të paguajë detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë drejtpërdrejt tek ai. Në projektligj janë përcaktuar pagesat minimale të sigurimeve për dëmet që shkaktohen nga aksidentet me pasojë vdekjen. Kufiri minimal është 50 milionë lekë. Për mjete që transportojnë lëndë të rrezikshme, sigurimi shkon deri në 200 milionë lekë. Për dëme të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës nga një ngjarje për autobusët dhe kamionët, përfshirë rimorkiot, shoqëria e sigurimit duhet të paguajë 15 milionë lekë, ndërsa për mjete që transportojnë lëndë të rrezikshme shuma që duhet të paguajë shoqëria e sigurimit shkon në 20 milionë lekë.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009