E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-kreu në Prokurori debat me mashtruesen

03/04/2009  Adnant Kosova kundërshton në gjykatë mashtruesen e 150 mijë eurove

TIRANË – Pas dy seancave gjyqësore ku nuk është paraqitur, dje Adnand Kosova, ish-shefi i Krimeve të Rënda në Prokurori, i është drejtuar sallës së gjyqit. Përballja me mashtruesen Albana laze ka qenë e shkurtër dhe me dyer të mbyllura. Prokurori Adnand Kosova nuk pranoi të dëgjohej gjatë dhënies së dëshmisë së tij dhe për këtë arsye i kërkoi gjykatës të mbylleshin dyert. Megjithatë, pas seancës mësuar se Kosova është ballafaquar me Lazen duke e kundërshtuar atë për marrjen e parave. Prokurori i çështje ska patur dëshmitarin nëse e njihte të pandehurën dhe nëse ka patur takime me të apo ka marrë para në dorë. Gjithçka është mohuar nga Adnand Kosova. Ai mësohet se ka deklaruar të kundërtën e atyre që pretendon e pandehura. Nga ana e saj e pandehura Albana Laze i ka thënë gjykatës se është takuar me Kosovën dhe i ka dhënë atij para në dorë për të favorizuar Shuillzin dhe Ferhatin. Por Kosova është shprehur se nuk e njeh të pandehurën, nuk e ka takuar asnjëherë dhe nuk ka marrë prej saj para. Albana Laze, e cila akuzohet për mashtrim, dhe marrjen e 150 mijë euro në këmbim të lirisë së Emiliano Shullazit dhe Ervin Ferhatit, gjatë seancës gjyqësore ka hedhur një sërë akuzash ndaj drejtuesve të lartë të policisë dhe Prokurorisë. Laze ka akuzuar prokurorin Adnand Kosova si një ndër personat, i cili ka marrë lekët në këmbim të lirimit nga burgu të Shullazit dhe Ferhatit. Gjithçka e thënë nga Laze është kundërshtuar. Akuzat që ngrihen ndaj Lazes janë, për mashtrim të shumave të mëdha monetare. Albana Laze është hetuar që prej vitit 2005, pas sinjalizimeve se ajo përdorte emra të drejtuesve të drejtësisë, për tu marrë paratë familjarëve të të burgosurve. Rasti që çoi në pranga Lazen ka qenë ai i Shullazit dhe Ferhatit, ku i ka marrë familjarëve të tyre shumën e 150 mijë eurove duke u premtuar lirimin e tyre nga burgu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›