E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje me armë, një i plagosur

Polici ka arrestuar Leonard Allushin me akuzën e kanosjes, ndërsa vëllai i tij Altin Allushi, Indrit Deliu e Florind Grusi janë shpallur në kërkim

Astrit Lozi, mbeti i plagosur lehtë pas shkëmbimit të zjarrit, ndërsa Juxhin Shima u godit me qytë në kokë

TIRANE- Shkëmbim zjarri në kryeqytet mes dy grupeve të ndryshme për motive banale, bilanci i të cilit qe një person i plagosur lehtë, një i arrestuar e tre të tjerë janë shpallur në kërkim, me akuzat e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në rrugën "Myslym Keta", verilindje të kryeqytetit, kur dy grupe personash janë përplasur mes tyre, pas një grindjeje që kishte nisur dy javë më parë, në një nga bilardot e lagjeve të kësaj zone.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar katër gëzhoja që mendohet se janë qitur nga një armë "TT", me të cilën dyshohet se ka qëlluar Indrit Deliu, i shpallur në kërkim nga zyra e Hetimit të Krimeve ndaj Jetës.

Policia ka arrestuar po me akuzën e kanosjes për vrasje dhe plagosjes së lehtë, Leonard Allushin, 21 vjeç, ndërsa nga përplasja, ka mbetur i plagosur lehtë edhe Astrit Lozi. Sipas hetuesve, Allushi ka kërcënuar dhe goditur me qytën e pistoletës së tij "TT" Jurxhin Shimën, 18 vjeç.

Pas kësaj, në konflikt janë përfshirë vëllai i Leonardit, Altin Allushi, Indrit Deliu, Florind Grusi, e Astrit Lozi. Konflikti mësohet se ka nisur disa javë më parë, në një lokal të kësaj zone, kur Shima ishte grindur me Leonard Allushin.


Përplasja me armë


Mbrëmjen e të mërkurës, rreth dy javë pas grindjes mes Leonard Allushit dhe Juxhin Shimës, ky i fundit është përballur sërish me "rivalin" e tij.

Pas një debati mes tyre, sipas njoftimit të policisë, Leonard Allushi, ka goditur me qytën e pistoletës në kokë Shimën, disa herë duke i shkaktuar plagë. Ndërkohë Shima ka kërkuar ndihmën e shokëve të tij Indrit Deliu, 20-vjec,dhe bashkëmoshatarin e këtij të funtit Florind Grusi, të cilët të armatosur kanë shkuar në lokalin e Leonard Allushit.

Deliu dhe Grusi kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të 21-vjeçarit Leonard Allushi, vëllait të tij Altin Allushit si dhe 37-vjeçarit Astrit Lozi. Mes grupeve ka pasur shkëmbim zjarri kur për pasojë mbeti i plagosur lehtë Astrit Lozi i cili u transportua me urgjencë në spitalin Ushtarak.

Oficerët e zyrës së vrasjeve të policisë së Tiranës sekuestruan në vendngjarje katër gëzhoja pistolete. Ndërkohë që shpallën në kërkim dy të rinjtë Indrit Deliu dhe Florind Grusi për "Kanosje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëvë luftarake dhe e municioneve".

"Të rinjtë kishin qenë shokë deri dy javë më parë por ishin konfliktuar për motive të dobëta. Që prej asaj kohe të rinjtë kishin pasur përplasje më pak të ashpra mes tyre. Një e tillë ka ndodhur edhe dy netë më parë, kur Leonard Allushi ka kanosur Juxhin Shimën, me pretendimin se po i fyente.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›