E Diel, 1 Nëntor 2026

89-vjeçari i dyshuar për kriminel nazist, gati të përballet me drejtësinë

Krimineli i supozuar nazist,
Xhon Demjanjuk, ndodhet
në një burg të Mynihut dhe po
përballet me akuzat e pjesëmarrjes
në vdekjen e 29 mijë hebrenjve
gjatë Luftës II Botërore.
89-vjeçari me një shëndet tepër
të brishtë ka mbërritur të martën
në Gjermani, pasi është
sjellë nga Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Aktualisht ai ndodhet
në burgun e Stadelheimit dhe
para se të dëgjojë akuzën e gjatë,
do t‘i nënshtrohet një kontrolli
të gjatë mjekësor. Ndërkohë, deri
më tani ai i ka mohuar të gjitha
akuzat që i janë bërë në lidhje me
përfshirjen në krimet naziste. Ai
ka punuar si gardian në kampin
e vdekjes Sobibor. Xhon, pas lufte
u vendos në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës, në vitin 1952. Ai ka
deklaruar se u kap nga gjermanët
në Ukrainë, vendlindjen e tij
dhe u shndërrua në peng lufte.
Agjentët amerikanë e kanë marrë
plakun nga banesa e tij në Ohajo
dhe pasi e kanë çuar në bordin e
një çarteri privat, e kanë dërguar
në aeroportin e Mynihut, ku ai
ka mbërritur dje. Që kur akuzat
ndaj tij u ngritën në muajin mars,
i akuzuari ka bërë të gjitha përpjekjet
ligjore për të mos u deportuar
në Gjermani, por pa sukses.
Avokati i të akuzuarit ende nuk
është njohur me të gjitha pikat
e akuzës, e cila përbëhet nga
21 faqe. Sipas prokurorëve, ata
disponojnë dokumente të cilat
provojnë përfshirjen e 89-vjeçarit
në zhdukjen që nazistët u bënë
shumë hebrenjve gjatë Luftës
II Botërore. Për këtë ka shumë
dëshmi dhe madje edhe pak
dëshmitarë që do të dalin të
dëshmojnë në fazat e ardhshme
të gjykimit. Për shumë analistë,
ky është një hap i vonuar, por
gjithsesi, më mirë vonë se kurrë,
kur është fjala për vendosjen e
drejtësisë në vend. Gjyqi pritet
të nisë shpejt e të zgjasë, dhe të
gjithë urojnë që i akuzuari të arrijë
t‘i mbijetojë gjykimit, duke
qenë se shëndeti i tij është shumë
i brishtë. Për të tjerë, ky është një
hap shumë i vonuar dhe pa asnjë
lloj vlere konkrete. Xhon Demjanjuk
mbërriti në SHBA si refugjat
në vitin 1952 dhe u vendos në
Kleveland të Ohajos, ku nisi të
punonte në industrinë e ndërtimit
të makinave. Në vitin 1988 ai
u dënua me vdekje në Izrael, për
krime kundër njerëzimit, pas një
identifi kimi që i bëri një i mbijetuar
i Holokaustit, i cili e quajti
të akuzuarin "Ivani i tmerrshëm"
i kampit të Treblinkës. Por, më
pas, Gjykata e Lartë e Izraelit e
ndryshoi vendimin, pas një dokumenti
nga ish-Bashkimi Sovjetik,
në të cilin personi i akuzuar nuk
ishte ai që mendonte i mbijetuari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›