Ish-kryeministri izraelit kërkon pafajësinë para gjykatës
Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, i akuzuar për përvetësim fondesh, kërkoi sot pafajësinë para gjykatës së distriktit të Jerusalemit.
"Në emër të klientit tim, dua të përfitoj me këtë rast për të hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër tij'', deklaroi avokati i tij, Elie Zohar.
Olmert u shpall fajtor për mashtrim, përvetësim fondesh, falsifikim dhe evazion fiskal. Ai rrezikon të dënohet edhe me burg.
Gjatë hapjes së procesit më 25 shtator, kur iu lexua aktakuza, ai kërkoi pafajësinë dhe u shpreh i bindur se gjykata do të heqë çdo dyshim.