Ushqime të sigurta,MSH: Parandalim në tregje

Ushqimet e pasigurta duhet të ndalohen nga ligji si edhe nga vetë konsumatoret, kështu është shprehur ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili ka thënë se shëndeti publik po vuan pasoja me të rënda se një toksikim i thjeshtë për shkak të transformimit të sëmundjeve më të rënda dhe të panjohura për shëndetësinë. Sipas Vasilit kjo ka lidhje me konsumimimin e ushqimeve pak te sigurta.
Këto deklarata ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i ka bërë në një aktivitet ku u prezantua projekti i Insitutit të Shëndetit Publik për implementimin dhe zhvillimin e metodave bazë për kontrollin e të gjitha aspekteve të sigurisë të ushqimeve me bazë qumështin.