E Diel, 1 Nëntor 2026

Lotaria Kombëtare, Braçe: Skandal korruptiv

Deputetet e PS Fino e Braçe dje ne Parlament

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe denoncoi skandalin e licencës së Lotarisë Kombëtarë në seancën e sotme plenare, ndërsa e cilësoi atë një skandal korruptiv.

Braçe akuzoi kryeministrin Berisha se interesi i tij është ta dërgojë licencën tek klientët e tij, në një kohë kur ajo mund të shitet me miliona para.

Sipas Braçes shteti nuk po punon për interesat e publikut por për interesa të veta.

Skandali i licencës së Lotarisë Kombëtare është denoncuar nga gazeta Panorama, duke publikuar letrën që një prej kompanive, pas tërheqjes nga gara, i shkruan ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Ministria e Financave ka njoftuar se ministri Bode do të jetë sot rreth orës 14:00 në një konferencë për shtyp, pa specifikuar temën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›