E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani me Wollfarth: Të nxisim bashkëpunimin

Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani priti në takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.

Nishani dhe Wollfarth shprehën angazhimin për të punuar së bashku për krijimin e një mjedisi dhe klime bashkëpunuese mes të gjithë forcave politike në vend për të çuar përpara dhe konkretizuar përpjekjet për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, e po kështu edhe diskutimet për kufizimin e imuniteteve të deputetëve dhe të zyrtarëve të lartë, si dhe kryerjen e reformave në fushën e dretjësisë ku do të jetë i domosdoshëm kontributi i drejtpërdrejtë i komunitetit të gjygjtarëve dhe prokurorëve.

Nishani dhe Wollfarth kanë vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin e mëparshëm me institucionet e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Brendshme nën drejtimin e Nishanit, bashkëpunim që sipas tyre, do të shërbejë si një bazë të shkëlqyer për të vijuar me sukses bashkëpunimin edhe me institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i zgjedhur i Republikës, Bujar Nishani priti gjithashtu në takim Ambasadorin e Brazilit, Ruda G. Seferin.

Ambasadori Seferin i dorëzoi Presidentit Nishani një mesazh urimi me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë të lartë, nga Presidentja e Republikës Federative të Brazilit, Dilma Rousseff.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›