Hungaria do kontrollojë Kosovën ajrore

Aeroporti i Prishtinës
Hapësirën ajrore të Kosovës do ta kontrollojë Hungaria. Që pas bombardimit të Serbisë, ka qenë NATO ajo që ka kontrolluar këtë hapësirë. Ky është një kontribut i NATO-s për të normalizuar trafikun ajror në Ballkan, tha Zsolt Nemeth, sekretar shteti në Hungari. Nuk është një mision politik por është mision i pastër teknik.
Ky është një vendim surprizë pasi Hungaria nuk është një shtet me fuqi të madhe diplomatike, madje zhvillimet e fundit publike kanë zemëruar BE-në.
Shqipëria humbi mundësinë për të kontrolluar hapësirën ajrore për shkak të interesave strategjike, pasi shumë vende nuk pajtoheshin me këtë gjë. /F.S/